TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shefi i Mjekimit Intensiv: 23-vjeçarja po trajtohet për lëndime kryesisht në kokë e në pjesët torakale

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Shefi i Mjekimit Intensiv: 23-vjeçarja po trajtohet për lëndime kryesisht në kokë e në pjesët torakale

23 vjeçarja që ka pësuar lëndime nga rrëzimi i kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intenziv Qendror (MIQ). Për gjendjen e saj, ka folur për Ekonomia Online shefi i MIQ-it, Shaqir Uka.

Ai ka deklaruar se mbrëmë 23 vjeçarja i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik për shkak të lëndimeve që ka pësuar. Si pasojë e lëndimeve, ajo ka pësuar gjakderdhje në indin trunor dhe trajtimin po e bën e fjetur me barna dhe e varur nga aparatura e frymëmarrjes.

Uka ka deklaruar se në orët në vazhdim do t’i bëhen ekzaminime shtesë për të bërë vlerësim definitiv.

“Pacientja për të cilën ju referoheni është një paciente 23 vjeçare, e cila ka marrë lëndime dje në orët e pasdites në afërsi të ndërtesës së Komunës së re. Është sjellë në Qendrën Emergjente fillimisht për shkak të lëndimeve që ka pësuar në regjionin e kokës dhe lëndimeve të tjera. Pas ekzaminimeve laboratorike dhe rëntgenologjike, pacientja është rivlerësua pas disa ore dhe për shkak të lëndimeve që ka pësuar është dashur që t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik nga ana e ekipes së neurokirurgëve. Pas intervenimit kirurgjik, pacientja është sjellë për trajtim të mëtutjeshëm në Njësinë e Mjekimit Intenziv Qendror (MIQ), është sjellë pak minuta pas orës 23:00 dhe vazhdon të qëndrojë edhe më tutje e fjetur me barna e varur nga aparatura e frymëmarrjes dhe e mbuluar me terapinë standarde që bëhet për lëndimet e tilla”, ka deklaruar Uka.

Krahas lëndimeve në kokë e gjakderdhje në indin trunor, pacientja ka lëndime edhe pjesë torakale dhe në duar.

“Pacientja i ka lëndimet kryesisht në regjionin e kokës, gjakderdhje në regjionin e indidit trunor. Kjo ka qenë edhe arsyeja që është dashur me iu nënshtruar intervenimit kirurgjik. Ka edhe lëndime të një unazës së pjesës së qafës dhe dy unazave të pjesës torakale, gjegjësisht pjesës së gjoksit. Ka edhe një lëndim të kockës së dorës së djathtë. Janë duke u kryer ekzaminimet shtesë, analizat laboratorike dhe pritet që në orët e ardhshme të bëhet vlerësimi definitiv, eventualisht për intervenime të tjera, nëse ka me pas nevojë”, u shpreh Uka.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Nën kërcënimin e armës tentoi të kryejë grabitje, policia arreston 19-vjeçarin

Transportuesit publikë dhe ata privatë protestojnë me autobusë – pozicionohen pranë objektit të Komunës së Prishtinës

As sot s’ka transport publik në Prishtinë

KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime

Sot nis afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

5 gjëra që s’e dinit se ChatGPT mund t’i bëjë për ju çdo ditë

5 gjëra që s’e dinit se ChatGPT mund t’i bëjë për ju çdo ditë

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Nën kërcënimin e armës tentoi të kryejë grabitje, policia arreston 19-vjeçarin

Mbi 908 mijë vizitorë të huaj në Shqipëri, vetëm në tetor

Mbi 908 mijë vizitorë të huaj në Shqipëri, vetëm në tetor

Transportuesit publikë dhe ata privatë protestojnë me autobusë – pozicionohen pranë objektit të Komunës së Prishtinës

As sot s’ka transport publik në Prishtinë

KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime

Sot nis afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

E mërkura me reshje shiu e vranësira

Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here me reshje shiu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën