TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

REL: Shpronësimi në veri, rrugë e rrëshqitshme për Qeverinë e Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Qeveria e Kosovës diskuton me banorët lokalë në veri për shpronësimin

Për Mashan Jovanoviqin nga Leposaviqi – pjesa veriore e Kosovës – shpronësimi i tokës që ka filluar Qeveria e Kosovës në këtë rajon me shumicë serbe, është “uzurpim apo sekuestrim i pronës personale”.

Ai pretendon se tetë hektarë të pyllit të tij në fshatin Mekiniqë, që gjenden pranë shtëpisë së familjes ku ai jeton, duhet t’i nënshtrohen shpronësimit. Kështu thotë se i kanë thënë ish-zyrtarë komunalë.

Leposaviqi është ndër ato komuna, ku zyrtarët e komunitetit serb – të pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe – kanë dhënë dorëheqje gjashtë muaj më parë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Jovanoviq vlerëson se Qeveria e Kosovës po kryen një proces “ilegal” të konfiskimit të pasurisë.

“Populli është i zemëruar dhe këmbëngulës. Ne duam të qëndrojmë atje, ta ruajmë pronën tonë”, thotë Jovanoviq.

Qëndrim të ngjashëm shprehin për Radion Evropa e Lirë edhe banorë të fshatrave Dren dhe Zaselë, nga e njëjta komunë, të cilët mendojnë se edhe prona e tyre do të jetë pjesë e shpronësimit, por nuk duan të deklarohen publikisht për media.

Pronarët e parcelave i janë drejtuar Avokatit të Popullit në Prishtinë, Naim Qalaj, zyra e të cilit i ka thënë REL-it se “hetimi është në vazhdim”.

“Pas hetimit të rasteve në bazë të dispozitave ligjore, Avokati i Popullit do të dalë me opinion publik”, kanë thënë nga ky institucion.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës thotë se qëllim i shpronësimit është “realizimi i projekteve infrastrukturore me rëndësi publike” dhe se po procedohet në përputhje me ligjin.

Policia e Kosovës konfirmon për REL-in se në zonën e shpronësuar është planifikuar ndërtimi i një stacioni policor. Kurse, nga Bashkimi Evropian shprehin shqetësim për “krijimin e bazave të policisë në toka private dhe shoqërore”./rel

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas dhjetë ditë kërkimi, FSK gjen trupin e pajetë të 30-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat

Pas dhjetë ditë kërkimi, FSK gjen trupin e pajetë të 30-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat

​Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente

​Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente

​Mustafa: LDK duhet të reflektojë, Abdixhiku nuk solli rezultate

​Mustafa: LDK duhet të reflektojë, Abdixhiku nuk solli rezultate

Plagosja me armë zjarri në Deçan, flasin nga Spitali i Pejës

I lënduari në aksidentin me fatalitet në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

Pas dhjetë ditë kërkimi, FSK gjen trupin e pajetë të 30-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat

Pas dhjetë ditë kërkimi, FSK gjen trupin e pajetë të 30-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat

Prishtina angazhon trajner të ri

Prishtina angazhon trajner të ri

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

​Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente

​Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

Tri zakone të thjeshta për më shumë kënaqësi dhe momente lumturie

Tri zakone të thjeshta për më shumë kënaqësi dhe momente lumturie

​Mustafa: LDK duhet të reflektojë, Abdixhiku nuk solli rezultate

​Mustafa: LDK duhet të reflektojë, Abdixhiku nuk solli rezultate

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën