Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e të dyshuarit për vjedhje të rëndë, Shqiprim Dedaj.
Përmes një komunikate, bëhet e ditur se krahas përpjekjeve të shumta hetimore, prezenca e personit në fjalë nuk është arritur ende.
Prandaj, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, të lajmërojnë në stacionin më të afërt policor.