TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Reagimi i Kosovës ndaj agresionit serb, ka qenë dhe vazhdon të jetë i vendosur

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Osmani: Reagimi i Kosovës ndaj agresionit serb, ka qenë dhe vazhdon të jetë i vendosur

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në seancën solemne të Kuvendit për nder të Pavarësisë, ka përmendur sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, teksa tha se Kosova vazhdon të jetë e vendosur në reagimin e saj ndaj agresionit shtetëror serb.

Gjatë fjalimit të saj, Osmani tha se përkundër situatave të krijuara, prezenca ushtarake policore e Serbisë në Kosovë, ka përfunduar në qershor të vitit 1999.

“Në mëngjesin e hershëm të 24 shtatorit të vitit 2023, Kosova u sfidua sërish nga hegjemonia e përtej kufirit verior. Agresioni ndaj shtetit tonë dhe sulmi terrorist paramilitar i organizuar e mbështetur nga Serbia, tregon se reja hegjemone vazhdon ta mbulojë qiellin mbi Serbinë. Ajo e mban regjimin politik në atë vend të zhytur në errësirën e së kaluarës. Reagimi ynë ndaj agresionit shtetëror serb, ishte i vendosur dhe iu siguroj që i tillë do të jetë çdo herë. Le të jetë e qartë, prezenca ushtarake policore e Serbisë në Kosovë, ka përfunduar njëherë e përgjithmonë në qershor të vitit 1999, kur qiellin e Kosovës e pushtoi fryma e lirisë”, deklaroi Osmani.

Po ashtu, presidentja potencoi se Kosova është e do të mbetet e lirë, sovrane dhe e zonja që së bashku me aleatët e saj ta mbajë të palëkundur paqen në rajon.

Më tej, ajo tha se 17 shkurti është e arritura më e madhe historike e Kosovës, duke shtuar se kjo e liri e tashme, ka qenë gjithmonë sakrificë për qytetarët e vendit.

“17 shkurti është e arritura jonë më e madhe historike. Për qytetarët e Kosovës të ketë shtet, ka qenë gjithmonë sakrificë e ideal. Përkundër vështirësive shekullore, ne rezistuam dhe e mbajtëm kokën me shumë krenari e vendosmëri lart. Është koha të kthehemi pas, e të shikojmë rrugëtimin tonë, përpjekjen e palëkundur për liri dhe t’i kujtojmë ata që e mbajtën të gjallë idealin për shtetin”, shtoi tutje Osmani./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani dhe Kurti i shtrëngojnë duart në rreshtimin e kuadrateve të FSK-së, pas mos-përshëndetjes në Kuvend

Osmani dhe Kurti i shtrëngojnë duart në rreshtimin e kuadrateve të FSK-së, pas mos-përshëndetjes në Kuvend

Ahmeti: Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës dhe unitetit kombëtar

Ahmeti: Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës dhe unitetit kombëtar

Këto janë çmimet e naftës në Kosovë

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

Osmani pritet të mbajë konferencë për media

Sulmet izraelite vrasin 77 persona dhe zhvendosin 300 mijë në Liban brenda katër ditësh

Sulmet izraelite vrasin 77 persona dhe zhvendosin 300 mijë në Liban brenda katër ditësh

Osmani dhe Kurti i shtrëngojnë duart në rreshtimin e kuadrateve të FSK-së, pas mos-përshëndetjes në Kuvend

Osmani dhe Kurti i shtrëngojnë duart në rreshtimin e kuadrateve të FSK-së, pas mos-përshëndetjes në Kuvend

Barcelona në garë për Fisnik Asllanin, sulmuesi kosovar tërheq vëmendjen e gjigantit katalunas

Ahmeti: Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës dhe unitetit kombëtar

Ahmeti: Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës dhe unitetit kombëtar

Këto janë çmimet e naftës në Kosovë

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

Irani pretendon se ka goditur një cisternë amerikane nafte në Gjirin Persik

Irani pretendon se ka goditur një cisternë amerikane nafte në Gjirin Persik

Copëza nga një dron i interceptuar plagosin gjashtë persona në Abu Dhabi

Copëza nga një dron i interceptuar plagosin gjashtë persona në Abu Dhabi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën