TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani e quan “qesharake” deklaratën e Konjufcës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Osmani thotë se marrëveshjet në Samitin e Berlinit rrisin bashkëpunimin rajonal

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur qesharake deklarimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili ka thënë se mosinformimi i Presidencës për letrën që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla e kishte dërguar në Këshillin e Evropës, kishte ndodhur paqëllimshëm “për shkak të largësisë”.

Në një përgjigje për Tëvë1, nga Presidenca është thënë se arsyetimi i kryetarit të Kuvendit është i paarsyeshëm, pasi siç thuhet në deklaratë ka pasur edhe raste të tjera kur dakordimet mes liderëve janë bërë përmes edhe përmes komunikimit në distancë.

“Është domosdoshmëri kushtetuese, në përputhje me nenin 84 që Qeveria ta kordinojë një veprim të tillë me udhëheqësen e politikës së jashtme, që sipas Kushtetutës sonë gjithnjë ka qenë dhe mbetet institucioni i Presidencës, e të thuhet që kjo në çfarëdo mënyre paska pas të bëj me largësinë, është diçka që  nuk ka fare të bëj me realitetin dhe tregon që në njëfarë mënyre po tentohet ky moskoordinim për një çështje kaq kapitale të lihet si faj tek Presidenca që për që është vërtetë edhe shumë qesharake, sepse të gjitha institucionet e dinë shumë mirë që Presidentja e vendit ka qenë 24 orë të çdo dite të javës në komunikim me të gjithë për tema të rëndësisë kapitale sidomos në fushën e politikës së jashtme që janë brenda mandatit  e kjo absolutisht  është befasi tepër e madhe që kushdo qoftë ta thotë një gjë të tillë, mund të ketë qenë ndoshta një dezinformatë që është bartur tek Kryetari i Kuvendit, sepse me të si Kryetar i Kuvendit kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, asnjëherë nuk ndodhë që mos të koordinohemi për tema të rëndësishme…”, thuhet në përgjigjen e Presidencës, për Tëvë 1

Të mërkurën Konjufca ka thënë se mosinformimi për presidenten ishte i paqëllimshëm pasi ishte në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kuvendi, Presidenca, unë e kam kuptuar këtë si një pamundësi që të njoftohet presidentja për çdo hollësi nga ana e Ministrisë së Jashtme, e kjo mua kam hamendësua që ka mundur me ndodh për shkak të vizitës që ajo e kishte  në ShBA e për shkak të largësisë me siguri. Jo çdo hollësi e cila  ndryshonte çdo minutë, në ditën e votimit të Këshillit të Ministrave për Këshill të Evropës mund të ndahet dhe koordinohet, pra unë nuk shoh mosvullnet nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që të bëj diçka te qëllimshme kundër Presidentes. Ka qenë thjeshtë teknikisht një largësi e madhe gjë që ka pamundësi që ndryshimet çdo minutë që i ka bërë Qeveria e Kosovës, të arrijnë të krijojnë atmosferën që Kosova të hynte në agjendë, nuk ka mundur t’i ndaj të gjitha me Presidencën, dhe Presidenca e ka pas reagimin e saj”, ka thënë ai.

 

Tags: KonjufcaOsmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Sulmoi policen brenda stacionit në Ferizaj, e dyshuara lirohet pas intervistimit

​8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

​8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

E mërkura me diell dhe vranësira

E shtuna me diell e vranësira

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Sulmoi policen brenda stacionit në Ferizaj, e dyshuara lirohet pas intervistimit

​Dita Botërore e Sindromës Down

​Dita Botërore e Sindromës Down

​21 Marsi – Dita botërore e poezisë

​21 Marsi – Dita botërore e poezisë

​8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

​8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

E mërkura me diell dhe vranësira

E shtuna me diell e vranësira

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën