TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Në vitin 2050 Kosova mund të përballet me mungesë të ujit

Raporti i NATO-s që flet për ndryshimet klimatike, vlerëson në Kosova në vitin 2050 rrezikon të përballet me mungesë të ujit. Ndryshimet tjera klimatike, si rritja e temperaturave, shtimi i rasteve të zjarreve e pakësimi i reshjeve, bashkë me veprimet që hyjnë në kaudër të degradimit të mjedisit, thuhet se do të ndikojnë në shtimin e prezencës së NATO-s në Kosovë.

nga Florijeta Dernjani
10 Korrik, 2024
0
A A
Në vitin 2050 Kosova mund të përballet me mungesë të ujit

Rrezik për mungesë të ujit, parashihet në vitin 2050 për territorin e Kosovës.

Raporti i NATO-s për ndryshimet klimatike, në pjesën për Kosovën, shpërfaq rrezikun nga rritja e temperaturave, shpeshtimin e rasteve të zjarrit dhe thatësirat.

Si rezultat i këtyre, problematike shihet furnizimi me ujë.

“Parashikimet e temperaturave më të larta dhe rreziku i shtuar i zjarreve, pakësimi i reshjeve dhe rritja e popullsisë, sugjerojnë që deri në vitin 2050, katër nga pesë ujërat e Kosovës mund të përballen me mungesë uji, gjë që mund të ndikojë në furnizimin me ujë si për popullatën  lokale, si dhe personelin e KFOR-it. Si përfundim, mund të ndikojë në punën e aktorëve të sigurisë në Kosovë. Së pari, rritja e ngjarjeve të lidhura me klimën mund të shtrojë kërkesë të shtuar për FSK-në që të ofrojë mbështetje për autoritetet civile. Përveç kësaj, kjo gjithashtu mund të rrisë kërkesën për Burimet e KFOR-it për të ndihmuar  drejtpërdrejt institucionet në Kosovë”, thuhet nw raport.

Në këtë raport, janë renditur edhe krimet mjedisore që kryhen në vazhdimësi në Kosovë, që i kontribuojnë degradimit të mjedisit.

“Krimi mjedisor, si p.sh prerja e paligjshme e drunjëve dhe hedhja e mbeturinave, paraqesin sfida të rëndësishme për ekosistemin dhe mjedisi. Këto aktivitete jo vetëm që degradojnë burimet natyrore dhe ekosistemet por edhe përkeqësojnë ndikimet e ndryshimeve klimatike duke rritur nivelet e ndotjes dhe reduktimin e aftësisë së pyjeve për të vepruar si zhytës karboni”, thuhet tutje.

Ndaj këtyre të gjeturave të raportit për ndryshime klimatike, kërkohen veprime nga shteti.

“Institucionet në nivel vendi kanë pësuar një letargji,  një gjumë, ku tash e ca vite, pothuajse dekada nuk kanë vepruar drejt kauzës së ndotjes së mjedisit në Kosovë. Atëherë e mirë do të kishte me qenë që institucionet e vendit të ngrisin politika të reja mjedisore, të rishqyrtojnë politikat e tyre mjedisore, të hartojnë programe dhe standard. Dhe realisht, të merren masa parandaluese, siç është aplikimi i gjobave ndaj individëve që shkaktojnë ndotjen e mjedisit”, ka thënë Valentinë Uka – ekologe.

Gjitha këto ndryshime klimatike që pritet të ndikojnë në Kosovë, vlerësohet se do të ndikojnë edhe në shtimin e prezencës së NATO-s në vendin tonë.

Tags: Klima ne Kosoveraporti i NATO-s
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

PDK mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

​Liderët evropianë mblidhen sot në Tiranë

​Liderët evropianë mblidhen sot në Tiranë

​26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

​26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

PDK mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

PDK mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

​Liderët evropianë mblidhen sot në Tiranë

​Liderët evropianë mblidhen sot në Tiranë

​26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

​26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X