TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Muhaxhiri: Paga minimale duhet të mundësojë një jetesë të dinjitetshme

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Muhaxhiri: Paga minimale duhet të mundësojë një jetesë të dinjitetshme

Muhaxhiri i ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se aspekti elementar është që paga minimale të sigurojë një jetesë të dinjitetshme pas punës 8 orëshe në ditë.

“Unë mendoj që aspekti elementar është që paga minimale duhet ta sigurojë një jetesë të dinjitetshme sepse ajo është pagë mujore e një personi i cili punon 8 orë. Pra niveli fillestar i jetesës së dinjitetshme është kjo, e nën këtë është jetesë e padinjitetshme. Unë nuk mendoj që kjo pagë prej 250 euro e mundëson jetesën normale të një personi i cili punon, sepse në momentin që punon ti edhe harxhon. Nëse e marrim shembull kur punojnë në një familje burri dhe gruaja, me minimumin e 500 eurove është e pamundur që të jetohet me anëtarë të familjes në mënyrë të lehtë, pra unë mendoj që ky duhet të jetë kriteri”, tha Muhaxhiri.

Sipas tij, rritja e çmimeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, prandaj është e rëndësishme që paga minimale gjithmonë të jetë avancuese sepse nuk negociohet çdo vit për të.

“Paga minimale gjithmonë duhet të jetë avancuese, sepse në momentin që tash e bën një pagë minimale e cila nuk i plotëson kërkesat rritja e çmimeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, mirëpo paga minimale nuk dakordohet dhe nuk negociohet çdo vit, pra hera e fundit ka qenë 2011, prandaj shihet si një lloj caku në raport me zhvillimet ekonomike dhe në aspektin e mirëqenies. Është jashtëzakonisht tragjike që nga viti 2011 nuk është negociuar kjo sepse çmimet janë trefishuar, dhe për këtë arsye ky nuk është një indikator i mirë për zhvillimin e Kosovës, pra nëse Kosova pas tërë këtyre viteve e realizon një pagë minimale e cila nuk është e mjaftueshme për një jetë të dinjitetshme, atëherë kjo nuk është një ogur i mirë por një shenjë dhe indikacion se nga po shkon Kosova”, u shpreh tutje ai.

Teksa shtoi se lajmi për pagën minimale prej 250 euro do të jetë zhgënjyes për të punësuarit, për arsye se punëtorët në kompani të mëdha apo në markete, element kryesor e kanë pagën minimale.

“Ne jemi dëshmitar që posaçërisht këto kompanitë e mëdha, rrjetet e kompanive, marketeve e kështu me radhë, të cilët kanë shumë punëtorë, elementin kryesor e kanë pagën minimale. Pra e kanë si kriter dhe si orientim kryesor pagën minimale, dhe nëse me 250 euro edhe ata mijëra njerëz që punojnë në zinxhirët e marketeve do të jetë një lajm zhgënjyes edhe për të punësuarit aktualisht por edhe ata që do të duhet të punësohen, sepse ky kriter i 250 eurove do të mbetet edhe për shumë vite mbi të cilin do të ndërtohen edhe politikat edhe private edhe publike”, tha ai.

Tags: Muhaxhiri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump: SHBA, shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën