TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbyllet përkohësisht zyra e pensionistëve në Drenas, të moshuarit shërbimet duhet t’i marrin në Prishtinë

Ka një javë që kur zyra për pensione në Drenas po qëndron e mbyllur. Në dyert e saj është vendosur njoftimi që të moshuarit e këtij qyteti për shërbimet e kësaj zyre, të udhëtojnë për në Prishtinë. Kjo ka bërë që shumë të moshuar, të mos arrijnë t’i marrin shërbimet. Zgjidhje sa më të shpejtë për ta, po kërkon Qendra për Punë Sociale në Drenas

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
2
A A
Mbyllet përkohësisht zyra e pensionistëve në Drenas, të moshuarit shërbimet duhet t’i marrin në Prishtinë

Në mesditën e së enjtes, iu drejtuan zyrës së pensioneve në Drenas.

Por, këtu u njoftuan se kjo zyre është mbyllur përkohësisht.

Disa muaj me parë, punëtori i kësaj zyre, kishte ndërruar jetë.

E fillimisht, ai ishte zëvendësuar me dy praktikante të tjera.

Por, që nga e premtja e javës së kaluar, në derën e Zyrës së Pensioneve në Drenas, është vendosur ky njoftim.

Këtu pensionistët udhëzohen që për shërbimet e tyre, t’i drejtohen zyrës në Prishtinë.

E kjo ka bërë që për një javë, shumë të moshuar të kthehen nga këtu pa kryer punë.

“A punojnë nesër? Jo. Hajde përhajr koftë”, u shpreh Trafil Elshani, pensionist nga Drenasi.

E duarbosh nga këtu u kthye edhe një qytetar tjetër.

“Erdha me pyet, po kurrfarë përgjigje, u ba që një muaj, me tha që brenda tri ditë i çojmë, po s’kemi përgjigje”, Nazmi Karaqa, qytetar nga Drenasi.

E një tjetër pensionist, thotë se nuk e kanë idenë se ku duhet të lajmërohen në Prishtinë.

“Kjo është katastrofë, katastrofë për pensionistë, katastastrofë për zyrtarë për zyrtarë, komunal a qeveritar, kushdo që i ka në duar këto sene”, tha Brahim Aliu.

Zgjidhje sa më të shpejtë për pensionistët, po kërkon edhe drejtori i Qendrës Për Punë Sociale në Drenas, Ilmi Dobra.

Ky sqaron se zyra për pensione, ishte në kuadër të nivelit qendror.

“Faktikisht, prej të premtes ajo zyre është mbyllë. Arsyen pse, nuk e di as unë. Sa i përket kërkesave e problemeve, janë shumë të mëdha. Vërtetë është maltretim i kësaj shtrese më të ndjeshme. Të vijnë pleqtë këtu e të sillen këndej e të mos kryejnë punë dhe nuk e dinë se ku duhet me u orientuar e as ku me shkuar”, shprehet Dobra.

Për arsyen e mbylljes së kësaj zyre Tëvë1 ka kontaktuar edhe me Zyrën Rajonale të Pensionistëve në Prishtinë.

Udhëheqësi i kësaj zyre, Enver Bikliqi, ka thënë se deri në gjetjen e një zgjidhjeje, zyra do të hapet vetëm të premteve.

Ndërsa rastet emergjente, duhet t’i drejtohen zyrës së pensionistëve në Prishtinë.

Tags: Drenaszyra e pensioneve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla takon ambasadorin gjerman: Bashkëpunim i ngushtë për forcimin e rendit dhe ligjit

Sveçla takon ambasadorin gjerman: Bashkëpunim i ngushtë për forcimin e rendit dhe ligjit

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

Punonjësi i ZPS-së dëshmitar në gjyqin e Thaçit

Rasti i “AlbKings”, Prokuroria: Ata që janë dënuar me gjobë nuk kanë pasur rol vendimtar në grup

Sulmi ndaj Burim Pacollit, Prokuroria: Po zhvillohen hetime intensive për të identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Humbin jetën dy të rinj nga Mitrovica në një aksident trafiku në Itali

Ylli forcohet me një lituanez

Ylli forcohet me një lituanez

“Dardanet” gati për kualifikimet e Botërorit

“Dardanet” gati për kualifikimet e Botërorit

KB Peja shton edhe një amerikanK

KB Peja shton edhe një amerikanK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën