Nënsekretarja e Tregtisë për Tregtinë Ndërkombëtare të SHBA-së, Marisa Lago ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Administrata Ndërkombëtare e Tregtisë ka dhënë detaje në lidhje me takimin, derisa ka bërë të ditur se temë e diskutimit ka qenë marrëdhëniet tregtare në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, përcjell teve1.info.
“Sot, nënsekretarja Lago u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës @BislimiBesnik dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, për të diskutuar marrëdhëniet tregtare SHBA-Kosovë dhe zotimin e tregtisë për rritjen e angazhimit në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ITA në Twitter.
Today, Under Secretary Lago met with #Kosovo First Deputy Prime Minister @BislimiBesnik & Minister of Finance, Labor, & Transfers @HekuranMurati to discuss the 🇺🇸-🇽🇰 commercial relationship & Commerce's commitment to increasing engagement across the Western Balkans. pic.twitter.com/naRUlS3uXY
— ITA (@TradeGov) April 14, 2023
Për takimin ka shkruar edhe Bislimi, i cili ka thënë se rritja e bashkëpunimit ekonomik me ShBA-në është e rëndësisë kyçe për Kosovën.
Enhancing economic cooperation with 🇺🇸 is of key importance to us.
Thank you to Under Secretary Lago for having me and minister @HekuranMurati & for the fruitful discussion. https://t.co/qyQWu9JetF
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) April 15, 2023