Kryetari i Istogut, Ilir Ferati është përfshirë në debatin lidhur me projektin e rrugës në Bjeshkën e Moknës.
Ai pas deklaratës së zë zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili tha se ky projekt është i financuar nga ministria, tha se projekti është i komunës sikurse mbikëqyrja dhe procedurat e tenderimit.
Ferati tha se fondet janë të taksapaguesve dhe jo të LVV-së.
“Për Durmishin&Co, Projekti Mokna i projektuar nga Komuna, mbikëqyrja e menaxhimi nga Komuna, procedurat e prokurimit që Komuna e Istogut bën për dallim prej jush rezultojnë në ekzekutim të shkëlqyeshëm në teren!. Të gatshëm jemi kurdo për t’ju ligjëruar se si punohet! Fondet janë të taksapaguesve ( jo te VV-së) dhe tek ta po kthehen si zhvillim e përparësi!”, ka shkruar Ferati në Facebook.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka lavdëruar punën që po e bën kryetari i Istogut, Ilir Ferati.
Abdixhiku ka shkruar për rrugën që po bëhet për në bjeshkën e Moknës, duke shtuar se vendi ynë ka nevojë për projekte të tilla.
Ndërsa, pas kësaj reagoi zëvendësministri Durmishi, i cili tha se projekti është komplet i financuar nga ministria e Infrastrukturës.