TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryeprokurori i Shtetit thotë se janë bërë hapa pozitiv në Departamentin e Krimeve të Luftës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kryeprokurori i Shtetit thotë se janë bërë hapa pozitiv në Departamentin e Krimeve të Luftës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë hapa pozitiv në fuqizimin dhe kryerjen e rasteve në departamentin e krimeve të luftës.

Kështu deklaroi, ushtruesi i detyrës i kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmend, gjatë konferencës vjetore, derisa shtoi se vetëm në vitin 2023, janë zgjedhur 20 raste të këtyre krimeve.

Megjithatë, Kelmendi vlerësoi se përkundër sfidave që kishin në vitin paraprak, përsëri i konsideruan efikase për institucionin e Prokurorit të Shtetit, shkruan teve1.info.

“Viti i kaluar ishte një vit sfidash, por mjaft efikas për Institucionin e Prokurorit të Shtetit. Lidhur me krimet e luftës, edhe pse në kohën e UNMIK-ut e EULEX-it, pritjet ishin shumë më të mëdha, megjithatë nuk kishim rezultate të kënaqshme. Kurse sot, kur Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë të gjitha kompetencat sa i përket këtyre krimeve, tani janë bërë shumë hapa pozitiv për fuqizimin dhe kryerjen e rasteve në departamentin e krimeve të luftës, duke ngritur të gjitha kapacitetet në përputhje me strategjinë, përjetimin e krimeve të luftës, ku vetëm në vitin 2023, PSLK-ja ka zgjedhur 20 raste të tilla”, deklaroi Kelmendi gjatë konferencës.

Ndër të tjerash, Kelmendi tregoi se Prokurori i Shtetit ka trajtuar me shumë seriozitet edhe rastet e terrorizmit dhe rastet e trafikimit të qenieve njerëzore.

“Prokurori i shtetit ka trajtuar me shumë seriozitet edhe rastet e terrorizmit, duke përfunduar 24 raste, me 26 persona. Në vitin 2023, prioritet i është kushtuar edhe rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, duke i zgjedhur 52 raste, me 80 persona”, potencoi tutje ai.

Në këtë konferencë të pranishëm janë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, njëherit shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

Po ashtu, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj si dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Gjithçka e jona është sonte në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Kurti: Gjithçka e jona është sonte në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Ulutash: Angazhim i KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë

Ulutash: Angazhim i KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë

Haradinaj: Sonte i gjithë kombi shqiptar është me Kosovën, shkruani historinë

Haradinaj: Sonte i gjithë kombi shqiptar është me Kosovën, shkruani historinë

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Abdixhiku uron Kosovën: Kemi arritur diçka që pak kush e arrin – besimin

Begaj: Shqipëria konfirmon progresin me hapjen e kapitujve të fundit të negociatave për BE

Kosova përballë Turqisë, Begaj: Me zemër në Prishtinë

KFOR zhvillon trajnim të përbashkët me Forcat e Armatosura të Zvicrës

KFOR zhvillon trajnim të përbashkët me Forcat e Armatosura të Zvicrës

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Foramcioni startues i Kosovës për ndeshjen historike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën