Kështu u tha gjatë një tryeze ku u publikua Përmbledhja e Politikave “Dispozitat për koston e lejes së lehonisë, atësisë dhe lejes prindërore në Ligjin e Punës” nga Rrjeti i Grave të Kosovës.
Drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rugova u shpreh se zvarritja e Ligjit të Punës po sjell diskriminim në shoqëri.
Ajo ftoi të bashkohen të gjithë me qëllim të funksionalizimit të këtij ligji i cili u jep të drejtë të gjithëve.
“Me vite është duke u zvarritur ligji i Punës, një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm e kjo zvarritje nonstop po sjell një diskriminim tek qytetarët e Kosovës. Është koha që bashkarisht të bashkohemi të gjithë zërat që ky ligj më në fund të aprovohet. Por, ligji i Punës i cili jep të drejta të gjithëve sepse kjo është me rendësi nëse dëshirojmë të arrijmë barazinë gjinore në Kosovës”, tha Rugova.
Sandra Horina shefja e Zyrës në Kosovës të Agjencisë Austriake për Zhvillim theksoi se gratë në Kosovë duhet të vendosin të punojnë apo të krijojnë familje.
Horina po ashtu tha se marr parasysh pjesëmarrjen e ulët të grave në punësim, Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë veprime konkrete.
“Ligji mbi familje në Kosovë është në rrezik sepse gratë duhet të vendosin ose të kenë familje e fëmijë ose të punojnë sepse nëse nuk ka pagesë për pushim të lehonisë normal që do të vendojë që të bëjë familje, apo nëse nuk ka kopshte të fëmijëve të mjaftueshme që janë të qasshme dhe private për tu paguar dhe tejkalojnë mundësitë për të paguar normal që nuk mund të punoj pavarësisht shanseve të mira. Dhe këto fakte janë shumë depresive. Pjesëmarrja e grave është shumë e ulët. Na duhen veprime aksione, inkurajojmë qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë këto veprime dhe ne si Agjencione zotohemi dhe shohim se qeveria është e përkushtuar për të bërë këto ndryshime”, u shpreh Horina.
Udhëheqësja e Zyrës së Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Kosovë, Visare Mujko-Nimani tha se politika miqësore për familjen në Kosovë duhet të avancojnë deri në pikën ku edhe baballarët të marrin pjesë gjatë procesit të lindjes.
Ajo tha po ashtu se qëllimi i këtyre politikave është të rritet pjesëmarrja e grave në tregun e punës.
“Me këto politika dhe analiza dëshirojmë që kjo situatë të ndryshoj dëshirojmë që më shumë gra të kenë balancë dhe të realizojnë edhe aspiratat e tyre të punësimit dhe karrierës në njërën anë, në anën tjetër dëshirojmë tu japim mundësi burrave që t‘i ndajnë përgjegjësitë me gratë jo vetëm në shtëpi por edhe ndaj fëmijëve. Që të jepet mundësia që të marrin pjesë burrat në lindje aty fillon përgjegjësia, gjegjësisht edhe më herët gjatë procesit të shtatzënisë dhe vetë pjesëmarrja në lindje do të kishte një ndryshim më të madh në procesin e përgjegjësive. Thelbi i këtyre analizave të ndryshimeve të këtij Ligji në radhë të parë mos-diskriminimi i grave dhe dhënia e mundësisë së grave për punësim dhe kontribut në shoqëri. Jemi dëshmitarë se për shkak të ligjit që është në fuqi shpeshherë gratë po diskriminohen kur po aplikojnë për punë dhe po planifikojnë për fëmijë”, theksoi ajo.
Autorja e raportit “Dispozitat për koston e lejes së lehonisë, atësisë dhe lejes prindërore në Ligjin e Punës”, Dita Dobrunja e cila tha se grup-mosha e grave që kanë përqindje më të lartë në tregun e punës është 25 deri 29 vjeçe.
Ajo tha se modeli i ri për pushim të lehonisë dhe prindërimit synon që t’i plotësoj më së miri nevojat e prindërve dhe fëmijëve.
“Propozohet që me u ndryshu modeli nga ai që është tash në 6 muaj për leje të lehonisë për nënat, 1 muaj pushim të atësisë për baballarët të cilat i kompenson qeveria me 70% të pagës mesatare, dhe pastaj pushimi prindëror të jetë 3 muaj të paguar dhe 3 muaj të papaguar, por prej këtyre 3 muajve të papaguar 1 muaj mbetet i patransferuar në mes të prindërve. Tash teknikisht kur flasim mund të themi se është me rëndësi me pas së paku një muaj që të mos jetë i transferueshëm që nëse se marrin baballarët ai muaj humb. E pushimi prindërit 2 dhe 1 muaj nëse vendosin me u marr prej prindërve kompensohen nga punëdhënësi. Dhe në fund mbesin tre muaj të papaguar prej tyre sërish edhe 1 muaj është i patransferueshëm”, theksoi ajo.
Kostoja e lejes së lehonisë, atësisë dhe lejes prindërore për kompensim nga ana e Qeverisë bazuar në pagën mesatare do të kushtoj 11 milionë euro, 5 milionë më shumë sesa aktualisht.
Kurse, për ata që kanë paga më të mëdha kostoja do të jetë për 6.5 milionë më shumë se sa aktualisht shfrytëzohen për pagesa.
“ Për ta ndërruar përgjegjësinë për kompensim nga punëdhënësit tek qeveria për lejen e lehonisë tek gratë kushton afërisht 7.7 milionë euro në vit, modeli i ngjashëm me kompensimin 1 mujor të atësisë është diku 3.3 milionë euro në vit edhe kostoja maksimale që do t’i kushtonte buxhetit të Kosovës është 11 milionë euro, momentalisht kostoja mesatare në vit për pagesa është rreth 6 milionë euro, ndryshimi është diku rreth 5 milionë euro. Propozimi tjetër i modelit i kompensimit është në dy nivele: nëse niveli i parë gratë dhe burrat që e kanë pagën nën 500 euro me u kompensua me 70% të pagës mesatare ndërsa ata që me kontrata me dëshmi e kanë më të lartë se 500 euro të kompensohen me 1.5 herë pagën mesatare…Çka ndodh me koston rritet për 1.5 milionë në krahasim me atë që e pamë afërisht 6.5 milionë euro në total sesa shpenzimet aktuale”, u shpreh ajo.
Publikimi i këtij raporti është mundësuar nga UNFPA, Rrjeti i grave të Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim./KP