TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Klina planifikon të nis vitin shkollor me tekste të vjetra

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Klina planifikon të nis vitin shkollor me tekste të vjetra

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për blerjen e teksteve shkollore nga prindërit ka vënë në pah një mori problemesh nëpër komuna, ku shtatë prej të cilave nuk kanë madje as librari.

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Komuna e Klinës, e cila po planifikon që vitin e ri shkollor ta nis me libra të vjetër. Në anën tjetër, qytetarët ankohen se shteti nuk po dëshiron t’i blejë librat për filloristët.

Reklamë

Se këtë vit shkollor ka vështirësi në pajisjen me tekste shkollore thotë edhe drejtori i Arsimit në Komunën e Klinës, Qemajl Sejdiu, i cili thotë se gjendja është sfiduese pasiqë ka mungesë të librave dhe pamundësisë që nxënësit të pajisen me libra për një periudhë kaq të shkurtë.

Si zgjidhje të vetme Sejdiu konsideron të jetë fillimi i vitit me librat e gjeneratave të kaluara.

“Me javë të tëra ne e shohim që nuk funksionon, unë kam pasur edhe shumë telefonata për shkak se duhet me i prit deri në orët e vona për me hy ne e-Kosova për të aplikuar, ku është koha që kanë me shkuar prindërit me i ble librat me ja u sjell, e premtja erdhi kështu që ne si drejtori e arsimit së bashku me drejtorët e shkollave kemi vendosur që ato librat që i kemi, po foli për librat e klasës së pestë, është mirë që kur vijnë nxënësit në shkollë edhe ende nuk kanë mundur të aplikojnë dhe me ia siguruar mjetet, është mirë që së paku ne në orën e mësimit me ia jap librat deri sa ata t’i blejnë ato me para të rimbursuara. Uroj që prindërit mos të kenë sfida të tilla. Ne si komunë e kemi vërejtur se për çdo vit në bie numri i nxënësve për shkak që prindërit migrojnë jashtë”, thekson Sejdiu.

Ai thekson për nevojën që kjo komunë ka për një librari.

“Fatkeqësisht Komuna e Klinës nuk ka librari, kemi pasur kontakte prej disa shtëpive botuese që janë në diskutim mpër të ofruar një lokacion, ku prindërit janë shumë afër dhe me i marrë librat. Tash është pikë diskutimi, unë mendoj që është shumë e nevojshme pa marrë parasysh rrethanat që i kemi… Mendoj që një ndër arsyet, mund të jetë për shkak që furnizimi i librave është bërë, shumicën e viteve që kanë kaluar, nga Ministria Arsimit, mendoj qe ajo është një ndër arsyet. Mendimi im është që gjëja më e mirë që ka ndodhur në arsim është furnizimi me libra, ka qenë një veprim shumë i mirë”, thotë Sejdiu.

Sejdiu u bënë thirrje shtëpive botuese të hapin ndonjë librari në qytetin e Klinës.

“Unë mendoj, pa marrë parasysh problemin që e kemi tash, çdo qytet është nevojshme të ketë librari dhe uroj që dikush të hap librari”, vijon ai.

Të pakënaqur me vendimin e MAShTI-t janë klinasit.

Po ashtu, edhe qytetari nga Klina, Bajrush Osmani, tha se shteti duhet t’i blejë librat e fëmijëve.

“Shpenzime, nuk kemi me çka (t’i blejmë librat), punë jo, kurrgjë jo, asgjë jo, shteti duhet me organizuar me i ble librat e fëmijëve për shkollë se nuk kem na as librari të shkollës nuk këtu në Klinë, po kemi aplikuar po nuk kem mundësi me na i ble ata duhet me i ble vet”, thotë Osmani. Se shteti nuk po i siguron librat për fëmijët problem për prindërit e cilëson edhe Fitore Zemaj, e cila tha se shteti nuk po dëshiron t’i blejë librat për fëmijët.

“Nuk është vendim i mirë, për prindërit është e dëmshme duhet shteti me i siguruar jo prindi, qysh s’ka shpenzime kur i ka dy tre fëmijë ka shpenzime edhe mirë nuk din kah me ec, qysh s’duhet po nuk po duan”, u shpreh Zemaj.

Kujtojmë se në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit mori vendim që shteti të mos i shpërndajë librat në bazë të praktikave të kaluara, por që paratë për blerejn e librave të ua japë vetë prindërve./kp

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gara mes LVV-së dhe LDK –së në Gjilan, analistët favorizojnë Alban Hysenin

Gara mes LVV-së dhe LDK –së në Gjilan, analistët favorizojnë Alban Hysenin

Deçani po përballet me shumë zjarre e numër të pamjaftueshëm të zjarrfikësve

9 vatra zjarri aktive në Kosovë, AME thotë se situata është e menaxhueshme

A mund të sjell rezultat bashkimi i partive shqiptare në Graçanicë? – Flasin analistët

A mund të sjell rezultat bashkimi i partive shqiptare në Graçanicë? – Flasin analistët

Mentor Hyseni emërohet drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës

Mentor Hyseni në krye të ATK – së, a është legjitime ky emërim nga Qeveria në detyrë?

Gara mes LVV-së dhe LDK –së në Gjilan, analistët favorizojnë Alban Hysenin

Gara mes LVV-së dhe LDK –së në Gjilan, analistët favorizojnë Alban Hysenin

Drita humb dhe eliminohet nga Europa League, vazhdon garën në Ligën e Konferencës

Drita humb dhe eliminohet nga Europa League, vazhdon garën në Ligën e Konferencës

Deçani po përballet me shumë zjarre e numër të pamjaftueshëm të zjarrfikësve

9 vatra zjarri aktive në Kosovë, AME thotë se situata është e menaxhueshme

A mund të sjell rezultat bashkimi i partive shqiptare në Graçanicë? – Flasin analistët

A mund të sjell rezultat bashkimi i partive shqiptare në Graçanicë? – Flasin analistët

Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiqit

Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiqit

14-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari

14-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari

“Këndi i Debatit” 14.08.2025

“Këndi i Debatit” 14.08.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X