TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kishnareka nderon martirin Fehmi Bajraktari

Dhjetëra qytetarë, të mërkurën morën pjesë në zbulimin e pllakës ku për herë të fundit u pa i gjallë, martiri Fehmi Bajraktari nga Kishnareka e Drenasit. Bajraktari u vra nga granatimet serbe mbi këtë fshat, me 3 prill të vitit 1999, ndërsa në këtë tubim, u çmua edhe kontributi i të moshuarit në luftën e fundit në Kosovë.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Kishnareka nderon martirin Fehmi Bajraktari

Me 3 prill të vitit 1999, u kthye edhe një herë në shtëpi.

E në dyer të saj, Ardian Bajraktari, e takoi axhën Fehmiun.

Ky i fundit nuk i ishte bashkuar turmës së bashkëfshatarëve që u larguan nga mali për t’iu shpëtuar granatimeve serbe.

“Pas ca metrave që ishin nisur, unë u ktheva për ta marrë një xhemper se e kisha harruar dhe atë e pash këtu, mu drejtua me fjalët pse u ktheve, shkova e mora dhe kur dola ai prapë qëndronte aty, më tha a po e merr shporetin”, tregon Ardian Bajraktari, nipi i martirit Fehmi Bajraktari.

Për mbi dy muaj, askush më nuk dinte gjë për fatin e Fehmi Bajraktarit.

E me 14 qershor, fëmijët e fshatit Kishnarekë, në malin mbi fshat, hasën në trupin e pajetë të Fehmi Bajraktarit.

Pas kësaj, menjëherë u njoftua komandanti i njësitit “Pëllumbi 3” në Kishnarekë, Bedri Bajraktari.

Ky i fundit tregon se në çfarë gjendje e gjetën trupin e bashkëfshatarit.

“Këtu e kam parë trupin e tij, ka qenë i shtrirë në këtë pjesën këtu, e fatkeqësisht kokën e ka pasur në këtë pjesën më poshtë. Me gjasë pas disa muajsh që ka qëndruar i është shkoqur koka. Me gjasë vrasja e tij ka ndodhur prej granatimeve, shihen gjurmët edhe në lisat përreth. E ka pas një plagë në këtë pjesën e brinjëve”,  tregon komandanti i njësitit “Pëllumbi 3, Bedri Bajraktari.

E në 25 vjetorin e vrasjes së tij, familja Bajraktari priti edhe një herë dhjetëra mysafirë.

Me këtë rast, u zbulua edhe pllaka në vendin ku për herë të fundit u pa i gjallë, Fehmi Bajraktari.

“Kjo pllakë  për ne dhe gjeneratat që do të vijnë, do të shënojë vendin e sakrificën me nderimin për jetën e Fehmiut, të qytetarit në dukje të thjeshtë, por me gjakun e tij ai ishte kontribuues dhe dëshmitar se si u farkua liria”, tha kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

E këtu u kujtua edhe gëzimi që Fehmiu e kishte pasur kur pa se edhe djemtë e fshatit, kapën pushkën për lirisë.

“E kujtoj me shumë emocion, reagimin e tij, lidhur me fillimin e UCK-së, formimin e njëstitit “Pëllumbi 3” në fshatin tonë, pas zhvillimeve në Likoshan e Qirez, me tha në një moment, kisha frikë se po vononi dhe do të ishte e pafalshme, që të filloni edhe këtu luftën e Adem Jasharit”, tha familjari Sahit Bajraktari.

Ndryshe, Fehmi Bajraktari, me 28 nëntor të vitit 1998, ishte shfaqur prapa ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, në fshatin Divjakë të Lipjanit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump

Osmani merr ftesë nga Trump për Bordin e Paqes

Basha do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Basha do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

​20 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

​20 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Mot i vranët të mërkurën

Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump

Osmani merr ftesë nga Trump për Bordin e Paqes

Rama i dërgon mesazh kryeministrit grek nga një poezi e Naim Frashërit

Vrasja e protestuesve në Tiranë – Rama: Krim shtetëror i pashembullt, drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë

15 vjet nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

15 vjet nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Rikthehet Liga e Kampionëve, derbi në Londër

​Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon edhe sonte

Basha do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Basha do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

​20 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

​20 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Mot i vranët të mërkurën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën