TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Hungarezët të pabindur nga programi milionësh i Qeverisë për kthimin e tyre në atdhe

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Hungarezët të pabindur nga programi milionësh i Qeverisë për kthimin e tyre në atdhe

Para Krishtlindjes, aeroporti Ferihegy në Budapest u mbush me hungarezë që po ktheheshin në atdhe për festa. Familjet i prisnin me padurim më të dashurit e tyre në sallën e ndriçuar të mbërritjes, e cila ka një kafene modeste, një dyqan duhani dhe afishe shumëngjyrëshe me mbishkrim në shumë gjuhë: “Hungaria familjare”.

Jashtë terminalit binte shi i madh, por moti nuk ua ndryshoi humorin 30-vjeçarit Aron dhe 34-vjeçares Masa, të cilët i hipën autobusit nga aeroporti për në qendër të kryeqytetit hungarez. Ata ishin zhvendosur në Gjermani për studime dhe mbetën atje. Pas një bisede, erdhi koha për pyetjen e madhe: A do të ktheheshit ndonjëherë në Hungari?

Reklamë

“Sikur mos të ishte në pyetje ana financiare, do ta shqyrtoja”, tha Aron, i cili u rrit në Budapest, por familjen e ka në Gjermani, ku ai punon si profesionist i teknologjisë informative (TI). Vëllai i tij – i cili jeton në Hungari dhe punon si profesionist i TI-së në një kompani multinacionale – e fiton vetëm një të tretën e pagës së tij, thotë ai

Masa, e cila jeton në Gjermani që një dekadë dhe punon si inxhiniere, thotë se do të jetonte diku tjetër në Evropë para Hungarisë – po ashtu, për arsye financiare.

Në Hungari, rrëfimet e Aronit dhe Masas janë tejet të zakonshme. Sipas të dhënave të fundit, mbi 700.000 hungarezë jetojnë jashtë vendit – mbi 7 për qind e popullsisë. Largimi i madh i hungarezëve në vitet e fundit ka ndikuar në krizën demografike të vendit, pasi popullsia është në rënie prej viteve ’80. Sipas disa parashikimeve, Hungaria mund t’i ketë 1 milion njerëz më pak deri në vitin 2050.

E vetëdijshme për tkurrjen e popullsisë dhe për pasojat ekonomike, Qeveria e Hungarisë e ka nisur një program – i cili thuhet se kushton mbi 3.2 milionë euro – për t’i kthyer hungarezët në atdhe.

Telashet ekonomike

Në mesin e popullsisë së përgjithshme të Hungarisë prej 9.6 milionëve, shkalla e papunësisë është rreth 4 për qind. Për hungarezët nën moshën 24 vjeçe, shkalla e papunësisë është 11 për qind.

Sipas një studimi të fundit nga Fondacioni Fay Andras i Hungarisë, vetëm 43 për qind e njerëzve mes moshës 16 dhe 24 vjeçe e paramendojnë të ardhmen në Hungari në 10 vjetët e ardhshme.

Për hungarezët e rinj të punësuar, pagat nuk janë të mira, po ashtu. Sipas Eurostatit, institucionit të Bashkimit Evropian për statistika zyrtare, pagat në Hungari janë nën mesataren e BE-së, ndërsa inflacioni është rritur për rreth 9.6 për qind, po ashtu mbi mesataren e bllokut prej 3.6 për qindësh.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë (REL), një numër i hungarezëve të rinj i përmendin pagat kryesisht të ulëta dhe mungesën e mundësive të mira të punësimit në atdhe, veçanërisht në industrinë kreative. Alexandra Gara, një hungareze që jeton dhe punon në Londër, tha se Qeveria e Hungarisë duhet ta rrisë pagën minimale dhe t’i ulët tatimet që ajo ta mendojë kthimin në atdhe.

Megjithatë, për Garan dhe shumë hungarezë të rinj, ekonomia është vetëm një pjesë e problemit. Ata janë të zhgënjyer edhe me politikat e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, i cili ka shërbyer prej vitit 2010. Qeveria e tij është akuzuar nga kritikët – përfshirë nga BE-ja – për hapa mbrapa në demokraci dhe në sundim të ligjit, kërcënim të pavarësisë së gjyqësorit dhe për politika të cilat janë armiqësore ndaj emigrantëve dhe komunitetit LGBT.

Për t’u kthyer në atdhe, tha Gara, ajo dëshiron që Qeveria t’i ndalojë partitë politike që janë homofobike dhe transfobike dhe të investojë në shëndetësi dhe shkolla.

Nën udhëheqjen e partisë nacionaliste të Orbanit, Fidesz, të drejtat e komunitetit LGBT, emigrantëve dhe refugjatëve, janë kufizuar. Partia në pushtet e ka ndryshuar Kushtetutën, duke e ndaluar birësimin e fëmijëve për familjet LGBT dhe ndryshimin e gjinisë.

“Për mua, një burrë biseksual, është tejet e vështirë ta pranoj se hungarezët vazhdojnë ta votojnë një Qeveri e cila do të donte t’i zhdukte njerëzit LGBT”, tha një hungarez 27-vjeçar, i cili punon në industrinë kreative dhe dëshiron të mbetet anonim, sepse familja e tij nuk është e vetëdijshme për orientimin e tij seksual.

Pasi studioi në Britani të Madhe, ai u zhvendos në shtëpi me të dashurën e vet për çështje financiare dhe të komunitetit, por ata janë të tunduar të shkojnë për të jetuar në Vjenë apo Francë tani.

Ikja e të rinjve lë pasoja.

“Se a është Hungaria vend i mirë a jo, nuk varet prej asaj se a jetojnë nëntë apo 11 milionë njerëz në të”, tha për REL-in Balazs Kapitany, kryehulumtues në Zyrën Qendrore të Statistikave të Hungarisë.

Në fakt, tha ai, është mungesa e të rinjve në Hungari ajo që po ndikon në mungesën e punëtorëve, në mungesë të inovacionit, në ngadalësim të ekonomisë dhe kjo po ndikon në cilësinë e jetës së njerëzve./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërhyrje e dyshuar ruse në sistemin GPS gjatë uljes së avionit të Von der Leyenit në Bullgari

Ndërhyrje e dyshuar ruse në sistemin GPS gjatë uljes së avionit të Von der Leyenit në Bullgari

Kalon mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

Kalon mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

Evropa çon përpara planet për misionin paqeruajtës në Ukrainë

Evropa çon përpara planet për misionin paqeruajtës në Ukrainë

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, mbi 600 të vdekur

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, mbi 600 të vdekur

Zyrtare: Alexander Isak transferohet te Liverpooli

Zyrtare: Alexander Isak transferohet te Liverpooli

Supremja hedh poshtë ankesën e Vetëvendosjes kundër vendimit të PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe

Supremja reagon për deklaratën e Krasniqit në mbledhjen e KQZ-së

“Ditari” 01.09.2025

“Ditari” 01.09.2025

“MATRIX” 01.09.2025

“MATRIX” 01.09.2025

Komandanti i KFOR-it dhe Osmani diskutojnë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon

Komandanti i KFOR-it dhe Osmani diskutojnë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

Dy të lënduar në një aksident në Prishtinë

Hyseni: Bulevardi i qytetit, projekti më i madh kapital në historinë e Gjilanit

Hyseni: Bulevardi i qytetit, projekti më i madh kapital në historinë e Gjilanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X