TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hovenier:Të shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë, po rrisin tensionet

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Hovenier ripërsëritë kërkesat për depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, lidhur me aksionin për mbylljen “institucioneve të administruara nga Serbia” në Dragash, Pejë, Istog e Klinë dhe bastisjen e një OjQ-së serbe në qendër të Prishtinës.

Sipas deklaratës së lëshuar nga ambasada e Kosovës në Prishtinë, këto veprime kanë efekt të drejtpërdrejt dhe negativ në jetën e komuniteteve jo shumicë.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Hovenierit.

Poashtu shprehet shqetësimi për sekuestrimin që ka bërë Policia e Kosovës dinarit serb në një veturë “që e transportonte për shpërndarjen e pagesave sociale nga Serbia. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë që individët për të cilët janë menduar këto pagesa të përfitimeve sociale t’i marrin ato pa vonesë”, thuhet tutje në deklaratë.

ShBA ka bërë thirrje që çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia duhet të trajtohen përmes dialogut.

“Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të promovojë vizionin e përcaktuar në themelimin e saj dhe të sanksionuar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e saj: një nga një demokraci plotësisht multietnike që i përgjigjet shqetësimeve të të gjithë qytetarëve të saj. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet tutje.

Hovenier ka përsëritur thirrjen që zbatimi rregullores së BQK-së që ndalon qarkullimin e dinarit serb në Kosovës të shtyhet.

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë ka mbyllur disa objekte që sipas ministri të Brendshëm, Xhelal Sveçla ishin të strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës.

Aksioni ishte zhvilluar në Pejë, Istog e Klinë.

“Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj. Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, kishte shkruar Sveçla për aksionin.

Tags: HovenierQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Donald Trump e fton Edi Ramën që të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Donald Trump e fton Edi Ramën që të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojnë në burg, pa përjashtim

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 914 vendvotime

Osmnai: 17 janari ditë e humbjeve të mëdha, por edhe krenarie

Osmnai: 17 janari ditë e humbjeve të mëdha, por edhe krenarie

Donald Trump e fton Edi Ramën që të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Donald Trump e fton Edi Ramën që të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Muriqi realizon “hetrikun” e parë për Mallorcan

Muriqi realizon “hetrikun” e parë për Mallorcan

Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojnë në burg, pa përjashtim

KB Prishtina jep detaje për Kuvendin e jashtëzakonshem ku Bekë Berisha u zgjedh Kryetar i ri i Klubit

EKSKLUZIVE: Bekë Berisha jep dorëheqje nga posti i kryetarit të KB Prishtina

Muriqi, nëntë gola larg rekordit të kamerunasit Eto’o

Muriqi i pandalshëm, shënon dy gola për 45 minuta ndaj Bilbaos

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 914 vendvotime

Osmnai: 17 janari ditë e humbjeve të mëdha, por edhe krenarie

Osmnai: 17 janari ditë e humbjeve të mëdha, por edhe krenarie

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën