TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

GLSP: Dialogu me Serbinë ka konsumuar shumicën e përpjekjeve të politikës së jashtme të Kurtit

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
GLSP: Dialogu me Serbinë ka konsumuar shumicën e përpjekjeve të politikës së jashtme të Kurtit

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka publikuar analizën për qeverisjen tri vjeçare të Qeverisë Kurti, ku ka theksuar ngecjen në politikën e jashtme, reformat në sundim të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Kurse, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, GLPS konsideron se reagimi i butë ndaj Serbisë dhe qëndrimi agresiv ndaj Kosovës paraqet një gabim strategjik të bashkësisë ndërkombëtare, duke rrezikuar të gjithë procesin e dialogut.

Sipas analizës të realizuar, Qeveria Kurti nuk i ka sjellë vendit asnjë njohje të re, derisa është theksuar nevoja për zgjedhje afatgjate, pasi sipas GLPS-së, zgjidhjet afatshkurta dëmtojnë rrugën integruese të Kosovës.

Drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Arbëresha Loxha-Stublla ka thënë se që nga marsi i vitit të kaluar, dhe veçanërisht pas sulmit në Banjska në shtator, dialogu me Serbinë ka konsumuar shumicën e përpjekjeve të politikës së jashtme të kryeministrit Kurti gjatë këtij viti të tretë.

“GLPS konsideron masat e BE-së kanë rezultuar me dëme politike, ekonomike dhe teknike për Kosovën, dhe tregojnë për një qasje asimetrike të BE-së kundrejt dy shteteve në dialog. Procesi i Integrimit Evropian mbetet ende i limituar brenda mekanizmave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendës Evropiane për Reforma…Që nga marsi i vitit të kaluar, dhe veçanërisht pas sulmit në Banjska në shtator, dialogu me Serbinë ka konsumuar shumicën e përpjekjeve të politikës së jashtme të kryeministrit Kurti gjatë këtij viti të tretë…GLPS konsideron se reagimi i butë ndaj Serbisë dhe qëndrimi agresiv ndaj Kosovës paraqet një gabim strategjik të bashkësisë ndërkombëtare, duke rrezikuar të gjithë procesin e dialogut. Prandaj, një qasje e ekuilibruar nga BE-ja, është thelbësore që procesi i normalizimit të japë rezultate”, ka shtuar Loxha-Stublla.

Njomza Arifi, menaxhere e programeve në GLPS, ka listuar të arriturat dhe ngecjet e qeverisjes tri vjeçare të kryeministrit, Albin Kurti. Ajo ka thënë se viti i tretë i qeverisjes vazhdon të karakterizohet me fenomenin e pozitave të ushtruesve të detyrës duke tejkaluar në të shumtën e rasteve edhe afatet ligjore.

“Në përgjithësi, viti i tretë i qeverisjes, sikurse vitet paraprak, vazhdon të karakterizohet me fenomenin e pozitave të ushtruesve të detyrës duke tejkaluar në të shumtën e rasteve edhe afatet ligjore. Nga 16 institucione gjithsejtë, përfshirë 15 ministri dhe Zyra e Kryeministrit, vetëm katër prej tyre udhëhiqen nga sekretarë me mandatë të rregullt. Ky fenomen vazhdon të dëmtojë funksionimin e administratës publike në Kosovë. Kemi theksuar nevojën për një riformatim të Qeverisë për shkak të mungesës së performancës në disa dikastere. Edhe pse kjo ishte paralajmëruar nga kryeministri Kurti, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Po hyjmë në vitin e katërt dhe të fundit, dhe nevoja për riformatim qe ka qenë e padiskutueshme, nuk është jetësuar gjatë kësaj kohe…Fenomeni i mungesës së transparencës dhe llogaridhënies mbetet ende i theksuar”, tha Arifi./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

A do t’i bashkohet Nisma Socialdemokrate Kurtit në Qeverinë e ardhshme? Flet Fatmir Limaj | Mesditë

A do t’i bashkohet Nisma Socialdemokrate Kurtit në Qeverinë e ardhshme? Flet Fatmir Limaj | Mesditë

AIP kërkon nga partitë politike mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore

AIP kërkon nga partitë politike mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore

Përurohet Poliklinika Specialistike në Podujevë me investim mbi 2 milionë euro

Përurohet Poliklinika Specialistike në Podujevë me investim mbi 2 milionë euro

Rama për Kryeqytetin Smart: Teknologjia, industria kreative dhe inovacioni bashkohen

Danimarka dhe Holanda vendosin kushte për njohjen e Palestinës

Danimarka dhe Holanda vendosin kushte për njohjen e Palestinës

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Rrahmani i gatshëm për Milanin

Rregullatori i barnave i BE-së: Paracetamoli është i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Rregullatori i barnave i BE-së: Paracetamoli është i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Në çfarë ore fillon saktësisht stina e vjeshtës?

Në çfarë ore fillon saktësisht stina e vjeshtës?

AIP kërkon nga partitë politike mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore

AIP kërkon nga partitë politike mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore

Përurohet Poliklinika Specialistike në Podujevë me investim mbi 2 milionë euro

Përurohet Poliklinika Specialistike në Podujevë me investim mbi 2 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën