TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Frika për kushte të reja në procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Frika për kushte të reja në procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Pavarësisht zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat në Manastirin e Deçanit, në Kosovë ka frikë se do të dalin kushte të reja për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se presin që progresi për anëtarësim në Këshill të Evropës, të realizohet në 2-3 muajt e ardhshëm, mirëpo përmendin mundësitë që të dalin kushte të reja, sikurse ka ndodhur edhe të kaluarën me liberalizimin e vizave, gjë të cilën e potencoi edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, ku përmendi Asociacionin dhe ndaljen e shpronësimeve në veri, si kushte të reja për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Në anën tjetër, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, thonë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, do të varet nga lobimi i qeverisë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress, se është shumë e rëndësishme që progresi për anëtarësim në Këshill të Evropës të arrihet në muajin prill dhe maj, kur mbahen mbledhja e Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit të Ministrave.

Në të kundërtën, sipas saj, do të kishte shtyrje deri në vitin 2025.

“Nëse do të ketë vijimësi të kërkesave të tjera, në veçanti ato të raportit me dialogun, mendoj se situata vërehet se cila është në teren…Te Këshilli i Evropës komunikimi për këtë çështje dhe për procesin e dialogut ka qenë shumë më i qartë gjatë gjithë kësaj periudhe kohore. Për Kosovën është shumë e rëndësishme që progresi të shënohet brenda muajve në vijim, pasi kjo është periudha që për këtë vit mund të kapim afatin për anëtarësim në Këshill të Evropës. Ndërsa nëse nuk arrijmë që të realizohet brenda 2-3 muajve në vijim atëherë do të ketë shtyrje deri në vitin 2025”, thotë ai.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili është pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, thotë se kanë punuar aktivisht në këtë institucion për t’ia dhënë dritën e gjelbër anëtarësimit të Kosovës.

Megjithatë, shton se deri tani nuk dihet nëse Kosova do të futet në agjendë në mbledhjen e radhës të Asamblesë Parlamentarë të KiE-së në muajin prill.

“Me datën 18 prill fillon sesioni pranveror të Këshillit të Evropës, nuk është Kosova në agjendë për votim. Pra varet prej qeverisë. Pastaj janë dy procese, është votimi në Asamblenë Parlamentare, ku ne kemi punuar shumë, është Arbeni, Ariana, Enisi edhe unë që jemi të opozitës, po ashtu edhe Saranda. Ne kemi bërë punën tonë në Asamble Parlamentare dhe tash është pjesa e Kosovës”, thekson ai.

Përkundër optimizmit për anëtarësim në KiE, Kusari-Lila përmend disa prej proceseve të tjera të Kosovës në rrugën euro-integruese, ku janë vënë kushte të reja.

“Kosova ka pasur procese të tjera të cilat kanë vënë kushte siç ishte rasti i votimit të demarkacionit, pas të cilit premtohej menjëherë liberalizimi i vizave, pastaj shkuan mbi gjashtë vite derisa kjo në realitet u realizua. Ekziston një hezitim të situatat ose rrethanat në të cilat ka konfirmimi sikur ky vendim të kalojë ose sikur ky vendim të zbatohet do të mund të kemi përkthim në një proces tjetër që hap rrugë. Rasti i kaluar ishte liberalizimi, këtë rast është anëtarësimi në Këshill të Evropës”, deklaron ajo.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë e ka mirëpritur zbatimin e vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit, mirëpo theksoi se themelimi i Asociacionit dhe shpronësimet në veri, janë dy kushte të tjera për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës.

Në fund të vitit të kaluar juristët eminent të Këshillit të Evropës, kanë hartuar një raport vlerësues për Kosovën, të cilin raportuesja Dora Bakoyannis, do ta paraqes në mbledhjen për çështje politike të Asamblesë më 27 mars, ku përmban edhe një draft-opinion.

Kosova ka aplikuar për Këshill të Evropës në maj të vitit 2022./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë: Qeveria garanton kreditë deri në 80 për qind

Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë: Qeveria garanton kreditë deri në 80 për qind

Serbia nderon Mlladiqit, reagon Kurti: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën

Në Paris mbahet Forumi i Paqes, pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Bayerni synon fitoren ndaj Dortmundit pa trajnerin Kompany

Kompany kthehet në stol te Bayern Munich pas problemeve shëndetësore

Pelegrini turk vdes gjatë lutjeve para nisjes për në Umre

Pelegrini turk vdes gjatë lutjeve para nisjes për në Umre

Serbia nderon Mlladiqit, reagon Kurti: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën

Në Paris mbahet Forumi i Paqes, pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Sot ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, shkak greva e punëtorëve të Infrakosit

Sot ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, shkak greva e punëtorëve të Infrakosit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën