TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Azemi pas protestës së 1 majit: S’kam pritur dhe nuk pres përgjigje nga Qeveria

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Azemi pas protestës së 1 majit: S’kam pritur dhe nuk pres përgjigje nga Qeveria

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK), ka mbajtur sot protestë me kërkesa ndaj Qeverisë në ditën e punëtorëve.

Megjithatë, kryetari i Sindikatës së sektorit privat në Kosovë, Jusuf Azemi, tha se krahas protestës, përsëri s’ka pritur të ketë ndonjë përgjigje konkrete nga Qeveria apo institucionet përkatëse.

I pyetur se a pritet ndonjë takim apo komunikim me dikë nga Qeveria, Azemi tha se kësaj radhe nuk i kanë njoftuar fare për protestën e mbajtur sot, e madje as s’kanë kërkuar të takohen me ta.

“A morëm përgjigje? Realisht s’kam pritur përgjigje, as nesër nuk pres përgjigje, sepse ne kemi pritur përgjigje më shumë se tre vite e gjysmë dhe s’ka pasur asgjë nga institucionet shtetërore. Po vazhdon avazi i kolegëve të mëhershëm të kryeministrit. Ne në fakt s’do të presim e s’do të kërkojmë më. Kësaj radhe, as nuk i kemi njoftuar, e as s’kemi bërë kërkesë që të takohemi me ta, sepse është një diçka e kotë. Qeveria Kurti për sektorin privat s’ka bërë asgjë, përkundrazi jemi bërë ende më keq”, deklaroi Azemi në emisionin “Ditari”.

Ndër të tjerash, Azemi foli edhe për gjendjen e punëtorëve të sektorit privat në Kosovë, përfshirë këtu ndikimin e liberalizimit të vizave.

“Tanimë, pronarët e kompanive i lusin punëtorët të punojnë, e të nënshkruajnë një kontratë pune. Ne jemi pjesëmarrës në ikjen e punëtorëve, sepse nuk i kemi respektuar në aspektin më minimal që është e mundur. Sot më është konfirmuar se punëtorët e sektorit privat të Kosovës, janë më të shtypurit në rajon”, potencoi Azemi në Tëvë1.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot në protestën e organizuar para Qeverisë, kanë kërkuar ngritjen e pagave, nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit dhe zbatimin e normave të mësimdhënies deri në 18 orë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“M’i ka vrarë dy djemtë Milloshi” – familjarët të pakënaqur me dënimin ndaj Pleskoviqit

“M’i ka vrarë dy djemtë Milloshi” – familjarët të pakënaqur me dënimin ndaj Pleskoviqit

Punëtorët në QKUK ende pa zgjidhje, paralajmërojnë bllokadë

Punëtorët në QKUK ende pa zgjidhje, paralajmërojnë bllokadë

Kërkesat për shtrenjtim të energjisë, sot afati i fundit për komentet

Bizneset fillojnë të marrin faturat trefishë më shtrenjtë

Osmani: Arsimi dhe shëndetësia, prioritetet kryesore për mandatin tim në Fushë-Kosovë

Osmani: S’mund të jetë në pakufi e drejta e partisë fituese për kryetarin e Kuvendit

Gjendet 7-vjeçari nga Kosova që kishte humbur në plazhin e Shëngjinit

Gjendet 7-vjeçari nga Kosova që kishte humbur në plazhin e Shëngjinit

“Një moment që s’duhet humbur”: Ministrat izraelitë bëjnë thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor

“Një moment që s’duhet humbur”: Ministrat izraelitë bëjnë thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X