Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person lidhur me rastin e 26-vjeçarit i cili ishte ther me thikë në lagjen “Bazhdren” të Prizrenit më 6 korrik e si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në QKUK të dielën.
I arrestuari H.B, shtetas i Kosovës i lindur më 1995 dyshohet se nuk i ka ofruar ndihmë tashmë të ndierit si dhe nuk e ka lajmëruar rastin në organet përgjegjëse.
Ai është arrestuar të hënën dhe është intervistuar në stacionin e policisë në Prizren.
Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast Lëndim i rëndë trupor nga neni 186,pargrafi 5,Moasdhenja e ndihmës neni 188 paragrafi 4 si dhe Moslajmërimi i veprave penale apo kryeseve të tyre neni 378,par.1.pika 1.3,i cili ka ndodhur me datën 06.07.2024, në lagjen Bazhderana ne Prizren..I dyshuari është shoqëruar ne SRH-Prizren, ku ne prani te avokatit mbrojtës është intervistuar.I dyshuari, ka qene ne dijeni për veprën penale si dhe kryerësin e veprës penale, i njëjti nuk e ka lajmëruar veprën penale si dhe kryesin e saj, po ashtu nuk i ka ofruar ndihme viktimës. Ne lidhje me rastin ne cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet me targa vendore, pronë e te dyshuarit H.B”, thuhet në komunikatë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar qe i dyshuari të ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga njësiti i hetime te sektorit rajonal ne Prizren.
Për rastin është arrestuar edhe një shtetas turk.
“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia gjatë ditës.