TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj zyrtarit të Komunës së Dragashit, jashtëligjshëm ia kaloi në pronësi tokën një qytetari

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Prokuroria kërkon paraburgim për pesë zyrtarët e komunës së Prizrenit që falsifikuan dokumente

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit të komunës së Dragashit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë A.S referent në Drejtorisë për urbanizëm, kadastër dhe mbrojtjen e mjedisit të Komunës së Dragashit, më 07.09.2021, në kundërshtim me ligjin pronën ekzistuese të D.B e ka kthyer në pronësi të një personi tjetër H.B.

“Sipas aktakuzës, me datë 07.09.2021 në Dragash, në cilësinë e personit zyrtar – referent pranë Zyrës kadastrale të Drejtorisë për urbanizëm, kadastër dhe mbrojtjen e mjedisit të Komunës së Dragashit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e tij, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që t’i shkel të drejtat e këtij të fundit, vepron në kundërshtim me Ligjin për themelimin e regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme, në atë mënyrë që ngastrat kadastrale: P-457, P-1478 dhe P-2138 të Zonës Kadastrale të fshatit Brezne – Komuna e Dragashit, me pronar ekzistues D.B., pa bazë juridike dhe procedurë të rregullt ligjore, të njëjtat i regjistron në emrin e qytetarit H.B., duke ia lëshuar të njëjtit certifikatën e pronësisë së datës 07.09.2021, e cila certifikatë është në kundërthënie të plotë me certifikatën e pronësisë së datës 14.08.2018 lëshuar nga po i njëjti autoritet, qytetarit – të dëmtuarit D.B”, thuhet në komunikatë.

Sipas Prokurorisë ai më 02.11.2021, “jashtë çdo autorizimi lidhur me detyrën e tij zyrtare, përpilon Shpjegimin me shkrim për Gjykatën, të cilin e nënshkruan dhe e vulos me vulën zyrtare të autoritetit kadastral, madje pa e protokolluar fare të njëjtin, ia dërgon Gjykatës, në të cilin shpjegim i ka paraqitur sqarimet – arsyet e tij se përse i ka regjistruar ngastrat e lartpërmendura kadastrale nga pronari ekzistues D.B., në personin tjetër H.B., me çka i shkakton dëm të dëmtuarit D.B., në vlerën e ngastrave kadastrale prej 250,000.00 euro”

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./teve1.info/

Tags: aktakuzeDragashreferenti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës, Policia organizoi aktivitet vetëdijësues kundër dhunës

Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës, Policia organizoi aktivitet vetëdijësues kundër dhunës

Kurti dhe ambasadori i ri francez diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Francë

Kurti dhe ambasadori i ri francez diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Francë

Termokos: Përgatitjet për sezonin ngrohës 2026/2027 drejt finalizimit

Termokos: Përgatitjet për sezonin ngrohës 2026/2027 drejt finalizimit

Kurti takon Hofreiterin, kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin e Kosovës si shtet kandidat në BE

Në prag të festës së Fitër Bajramit, myftiu Tërnava sot do të mbajë konferencë për media

Myftiu Tërnava dënon sulmin ndaj Medinës, shpreh solidaritet me Arabinë Saudite

Ministria e Drejtësisë avancon administrimin dhe arkivimin e dokumenteve institucionale

Ministria e Drejtësisë avancon administrimin dhe arkivimin e dokumenteve institucionale

Një palestinez i vrarë dhe 4 të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Një palestinez i vrarë dhe 4 të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën