TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​19-vjet nga propozimi i Planit të Ahtisaarit

by TËVË 1
3 javë ago
1
A A
​19-vjet nga propozimi i Planit të Ahtisaarit

Më 2 shkurt 2007 emisari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd.

Kjo ishte edhe nisma e krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Edhe pse plani u dorëzua, gjatë gjithë kohës mendohej se diplomati finlandez do të propozojë pavarësi të kushtëzuar, por pa e përmendur fjalën pavarësi.

Ky dokument së pari iu dorëzua Beogradit, e pak orë më vonë Ahtisaari mbërriti edhe në Kosovë.

Sipas Ahtisaarit dhe ekipit të tij, synimi i propozimit të gjithanshëm për marrëveshjen mbi statusin e Kosovës ishte të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundshme, e mbështetshme dhe e stabilizuar.

Plani përfshinte masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive dhe anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisë dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare.

Për më tepër, marrëveshja përshkruante masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, të cilat së bashku synonin të kontribuojnë në zhvillimin a një Kosove shumë-etnike, demokratike dhe të lulëzuar.

Një element i rëndësishëm i marrëveshjes ishte mandati që i jepej prezencës ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente vendore në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Plani i Ahtisaarit gëzoi asokohe mbështetjen e autoriteteve kosovare, ndërsa u kundërshtua nga Qeveria e Serbisë, e cila e cilësonte propozimin si të dëmshëm për shkak se, siç thuhej, prek sovranitetin e shtetit serb.

Ndonëse fjala “pavarësi” nuk përmendej në draft-dokumentin në fjalë, udhëheqësit kosovarë patën shprehur bindjen se “procesi ndërkombëtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës i udhëhequr nga presidenti Ahtisaari do të përfundonte shpejt me pavarësimin e Kosovës”.

Bindja e tyre do të realizohej pjesërisht më se dy javë pas takimit të fundit të nivelit të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit. Negociatat e ndërmjetësuara Ahtisaari, të cilat kishin filluar në korrik 2006 në Vjenë, u përmbyllën po në kryeqytetin austriak më 10 mars, me mbledhjen e fundit ndërmjet palëve.

Më 26 mars, Ahtisaari ia dorëzoi sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara raportin final dhe rekomandimin që Kosova të fitojë një pavarësi të mbikëqyrur.

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Agim Çeku, të cilët atëkohë udhëhiqnin Kosovën e patën cilësuar 26 marsin ditë historike për Kosovën.

“Pavarësia e Kosovës, e cila fillimisht pas planit të Ahtisaarit do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare, do të jetë në shërbim të paqes”, pati deklaruar Sejdiu.

Ndërsa, Çeku- kreu i ekzekutivit kosovar atëkohë pat theksuar: “Letra propozon pavarësi për Kosovën të mbikëqyrur në fazën e parë që është në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës”.

Diametralisht të kundërta ishin reagimet e Beogradit zyrtar dhe ato të serbëve lokalë në Kosovë. Refuzimi i tyre për ta pranuar planin Ahtisaari u përkrah nga aleati serb-Rusia.

Pikëpamjet e ndryshme të palëve ndaj planit Ahtisaari çuan në dërgimin e një misioni fakt-mbledhës të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që kishte për detyrë shqyrtimin e rrethanave për zbatimin e planit Ahtisaari, shkruan KP.

Delegacioni nisi vizitën e tij më 27 prill për ta përfunduar me vlerësimet e tij që do t’i paraqiteshin Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ky mekanizëm, pavarësisht insistimit të përkrahësve të planit Ahtisaari, nuk arriti të gjejë konsensus për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Rusia-kundërshtuesi kryesor i planit, përdori më vonë veto ndaj një propozim-rezolute të anëtarëve evropianë të Këshillit, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara e cila parashihej të zëvendësonte Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, t’ia hapte rrugën hyrjes në fuqi të planit Ahtisaari dhe përfundimit brenda 120 ditëve të misionit të OKB-së në Kosovë.

Të pasuksesshme rezultuan edhe bisedimet Prishtinë – Beograd, të zhvilluara deri në dhjetor 2007, nën ndërmjetësimin e “treshes” ndërkombëtare, e përbërë nga amerikani Frank Wisner, gjermani, Wolfgang Ischinger dhe rusi Alexander Botsan-Kharcenko.

Më 17 shkurt 2008, Kosova do ta merrte në duart e veta fatin e saj duke e shpallur në koordimin me bashkësinë ndërkombëtare veten shtet i pavarur.

Tags: 2007Plani i AhtisaaritPrishtineTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama thotë se të hënën kthehet në normalitet situata me menaxhimin e mbeturinave

Rama: Kryeqyteti s’ka nevojë të ndajë buxhet për TRAM-in elektrik, projekti po bëhet me sektorin privat

Gjykata detyron MKRS-në të kompensojë familjen e 3-vjeçares që humbi jetën në Prizren

Gjykata detyron MKRS-në të kompensojë familjen e 3-vjeçares që humbi jetën në Prizren

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet një i mitur

Boga mbetet destinacioni më i kërkuar dimëror në Rugovë

Boga mbetet destinacioni më i kërkuar dimëror në Rugovë

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiq reagon pasi Kurti kërkoi hetim ndërkombëtar për “Sarajevo Safari”

Rama thotë se të hënën kthehet në normalitet situata me menaxhimin e mbeturinave

Rama: Kryeqyteti s’ka nevojë të ndajë buxhet për TRAM-in elektrik, projekti po bëhet me sektorin privat

Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronën e Trumpit

Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronën e Trumpit

Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet

Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet

Trump: Do ta zgjidhi sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

​Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Groenlandë

Zelensky thotë se bisedimet e reja me Rusinë do të zhvillohen më 23 korrik

Zelensky: Sulmet e fundit ruse shkaktuan vdekje dhe plagosje mes civilëve

Gjendet trupi i pajetë i alpinistit që rrëshqiti në Majën e Hajlës

Gjendet trupi i pajetë i alpinistit që rrëshqiti në Majën e Hajlës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën