TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

18 shkolla nuk e filluan procesin mësimor, shkak renovimet e objekteve

nga TËVË 1
3 Shtator, 2023
0
A A
Pas grevës një muajshe, nxënësit u kthehen shkollave

Një ditë më parë nisi viti i ri shkollor në Kosovë, por në 18 shkolla ende nuk ka proces të rregullt mësimor, pasi në objektet e tyre janë duke u kryer renovime.

Në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në kryeqytet, nga korriku i këtij viti, një pjesë e saj është në renovim. Por për shkak të punimeve, drejtoria e shkollës ka modifikuar planin për ndërrimet dhe kohëzgjatjen e orëve.

“I kemi ngjesh ndërrimet, prej 2 ndërrimeve i kemi bërë 3 ndërrime për shkak të përdorimit të vetëm disa klasëve. Por në krahasim me përfitimet e renovimit, sigurisht që kjo pengesë menaxhohet disi dhe nuk kemi lejuar ta zhvendosim fillimin e procesit mësimor”, ka theksuar për RTK-në Supije Zhitija, drejtoreshë e kësaj shkolle.

Renovime ka edhe në shkollën “Pavarësia”. Punimet filluan me vonesë, pasi edhe viti mësimor ka përfunduar më vonë.

“Deri në korrik kemi qenë me obligime, me mësim shtesë e plotësues, e me riprovime, pastaj nuk ka mbetur shumë kohë diku rreth 1 muaj për punime të çfardo natyre. Janë duke u kryer disa punime ende e që janë duke përfunduar, p.sh. renovimi total i disa toaleteve, pastaj do të bëhet edhe ndërrimi i dyerve, por kjo nuk është pengesë për zhvillimin e procesit mësimor. Pra, ka pasur investime të theksuara që e ndihmojnë shumë përmirësimin e gjendjes së infrastrukturës në shkollë”, ka theksuar Shefki Rusinovci, drejtor i shkollës fillore “Pavarësia” në Prishtinë.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, tha se janë 5 shkolla të Prishtinës në renovim të thellë, ndërsa janë rinovuar 22 të tjera. Por ajo deklaron se renovimet nuk e pengojnë procesin mësimor.

“Ka arsye të ndryshme sepse të gjitha janë në kontrata të ndryshme, p.sh. shkolla “Dardania” është me financim të BE-së dhe renovimi përfshihet që të zgjasë gati deri në një vit, pra po flasim për një renovim shumë të thellë. Në shkollat “Naim Frashëri” dhe “Gjergj Fishta” punimet kanë filluar menjëherë pas përfundimit të mësimit, por që renovimet janë tepër të thella dhe strukturore. Pra, janë shkolla shumë të vjetra në të cilat nuk mund të kryhen renovimet brenda 1 muaj e gjysmë, aq sa kemi pasur në dispozicion. Ndërsa për shkollën “Gjin Gazulli” ka qenë me buxhet të bartjes. Derisa Ministria e Finacave na ka alokuar mjetet nuk kemi mund të fillojmë me projektin. Pra, secila shkollë i ka specifikat e veta dhe ka pasur kontrata e ndryshme”, është shprehur Musmurati.

Mirëpo, nga Këshilli i Prindërve të Kosovës thonë se këto punime është dashur të përfundojnë me kohë.

“Sa i përket përmirësimit të infrastrukturës së objekteve shkollore renovimet janë të domosdoshme. Kjo për arsyen që fëmijët të kenë qasje më të lehtë dhe më të mirë në zhvillimin e edukativo arsimor. Por ky proces është dashur të përfundojë moti, pasi ata që pësojnë në këtë proces janë fëmijët”, tha Teuta Emini, nënkryetare e Këshillit të Prindërve të Kosovës.

Ministria e Arsimit njoftoi se procesi edukativo-arsimor nisi të premten në 658 institucione arsimore. Në 18 shkolla mësimi nuk ka filluar, pasi ato janë në renovim, e ku pritet që në shumicën e tyre rinovimi të përfundojë me 4 shtator. Sa u përket librave, Ministria njoftoi se deri më tani për subvencionim kanë pranuar gjithsej 133.500 aplikime, teksa aplikimi do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator.

Tags: procesi mesimorrenovimeShkolla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Arrestohet një 23-vjeçar, kërkohej nga gjykata

Pas një mosmarrëveshjeje në trafik, një person sulmon fizikisht një të mitur

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Arrestohet një burrë pasi tentoi të marrë me forcë mbesën për kujdestari, pa dëshirën e nënës

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Nëse doni t’i fshehni rrathët poshtë syve, mos vendosni korrektor

Nëse doni t’i fshehni rrathët poshtë syve, mos vendosni korrektor

Cigaretat elektronike lëshojnë më shumë kimikate kancerogjene se sa cigaret tradicionale

Cigaretat elektronike lëshojnë më shumë kimikate kancerogjene se sa cigaret tradicionale

Arrestohet një 23-vjeçar, kërkohej nga gjykata

Pas një mosmarrëveshjeje në trafik, një person sulmon fizikisht një të mitur

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Arrestohet një burrë pasi tentoi të marrë me forcë mbesën për kujdestari, pa dëshirën e nënës

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Detaje nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X