TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

17 mijë persona kërkojnë tërheqje të parave nga Trusti

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
VV-ja kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti

Pas pushimit të deputetëve në kuvend, kjo temë pritet të hapet prapë.

Ekonomistët thonë se tërheqja e këtyre mjeteve do të vë në qarkullim 400 milionë euro, derisa ato mjete po humbin si pasojë e krizave globale.

Organizatori i peticionit për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve pensionale, Adnan Jashari, ka thënë për Radio Kosovën se janë verifikuar mbi 17 mijë nënshkrues të kësaj nisme.

Ai tha se po presin që kuvendi t’i dërgojë pyetje qeverisë që kjo të japë opinionin e saj për projektligjin në fjalë, pastaj të vazhdohet tutje.

“Qeveria ka afat 30 ditë të japë përgjigje për këtë nismë legjislative dhe pastaj vazhdohet me procedura të tjera”, thotë Jashari.

“Ne do t’i nisim disa aksione simbolike që të lobojmë që deputetët ta çojnë sa më shpejt projektligjin në kuvend dhe të votojnë pro, sepse gjendja siç e dimë të gjithë, është urgjente për shkak të krizës globale”.

Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka kundërshtuar idenë për tërheqjen deri në 30% të mjeteve nga Trusti Pensional për shkak se, siç ka thënë qeveria, një gjë e tillë do të rrënonte kursimet pensionale të qytetarëve.

Por kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se Kuvendi duhet të miratojë projektligjin për tërheqjen e kursimeve të trustit në mënyrë që në vend të qarkullojnë rreth 400 milionë euro. Përndryshe ai tha se trusti është duke humbur miliona euro si pasojë e krizës globale.

“Kuvendi do të duhet të miratoj atë projektligj për trustin. AKB edhe më herët ka paralajmëruar se nga trusti mund të kemi zhvillim nëse i marrim rreth 400 milion euro në qarkullim, por mund të kemi edhe humbjen nëse ajo nuk ndodhë”, thotë Shahini. “Humbja vjen nga faktorët e tjerë nga mos menaxhimi i parasë dhe investimi i tyre”, tha ai.

Ditë më parë është raportuar se kriza globale ka ndikuar që Trusti të humb miliona euro të kursimeve të qytetarëve. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia e investimeve të këtij institucioni përgjatë periudhës janar-korrik 2022 ka arritur në 161.7 milionë euro.

Kjo u bë e ditur në një raport mbi sistemin financiar të Kosovës të botuar më 31 gusht 2022, ku bëhet e ditur se rënia e vlerës së aksioneve të Trustit përgjatë periudhës janar-korrik 2022 është shumë më e lartë se kontributet e reja të grumbulluara në këtë periudhë.

Në Kuvendin e Kosovës dy herë radhazi nuk ka kaluar projektligji i cili mundëson tërheqjen e 30 për qind të kursimeve pensionale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani takon Prattipatin, flasin për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Osmani takon Prattipatin, flasin për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Konjufca pranon zyrtarisht detyrën e zëvendëskryeministrit të parë nga Bislimi

Konjufca pranon zyrtarisht detyrën e zëvendëskryeministrit të parë nga Bislimi

Mbrojtja e Selimit flet për Adem Jasharin

Mbrojtja e Selimit flet për Adem Jasharin

AAK mbështet rezolutën e propozuar nga PDK-ja

AAK mbështet rezolutën e propozuar nga PDK-ja

Stuhia Nils lë një të vdekur dhe afër një milion familje pa energji elektrike në Francë

Xhudistët, sportistët më të ranguar në vend, MKRS-ja zbulon listën

Xhudistët, sportistët më të ranguar në vend, MKRS-ja zbulon listën

AAK mbështet rezolutën e propozuar nga PDK-ja

AAK mbështet rezolutën e propozuar nga PDK-ja

Haxhiu: Seanca e Kuvendit, në rend dite ndarjet buxhetore, votimi i marrëveshjeve dhe rezoluta për UÇK-në

Haxhiu: Seanca e Kuvendit, në rend dite ndarjet buxhetore, votimi i marrëveshjeve dhe rezoluta për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën