TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

17 blegtorë të Shtimes përfitojnë pajisje bujqësore nga BE-ja

nga Lindrit Zejnullahu
3 vjet më parë
0
A A
17 blegtorë të Shtimes përfitojnë pajisje bujqësore nga BE-ja

Blegtoret

Përfitues nga programi, i cili mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, janë 17 blegtorë, që kanë përfituar mekanizëm bujqësor, serra, sistem të ujitjes, fidanë të ndryshëm, pajisje për bletari dhe pajisje për përpunimin e ëmbëlsirave – në vlerë prej 5 mijë euro secili.

Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, ka shpjeguar se sot po shpërndajnë “lakto-friza”, për ruajtjen e qumështit dhe prodhimeve bujqësore me 17 përfituesit e fazës së II-të në kuadër të projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”.

Ndërsa si pjesë e projektit dyvjeçar (2020-2022), të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në partneritet me disa komuna, janë përkrahur 90 blegtorë. “45 kanë ndjekur trajnime dhe kanë marrë certifikata”, bëri të ditur Bunjaku.

“Vlera e intervenimit është 5 mijë euro. Sektori i blegtorisë do të marrin edhe certifikatë shtesë”, tha ai.

Menaxherja e programit në Zyrën e Unionit Evropian në Kosovë, Majlinda Statovci, tha se ky projekt është i rëndësishëm sepse ka zbutur papunësinë në pjesën rurale në Shtime. Ajo theksoi se nga 17 përfituesit nga ky program, 7 prej tyre janë gra.

“Sot po dorëzojmë pajisjet bujqësore. Ky projekt është i rëndësishëm për ne sepse ka zbutur papunësinë në pjesën rurale në Shtime. Numri i të papunëve në Kosovë është i lartë… Pajisjet që janë blerë përmes BE-së e bëjnë maksimumin, duke zvogëluar koston e fermerëve”, tha Statovci.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, i cili mori pjesë në ceremoninë e organizuar me këtë rast, tha se bujqësia do ta ketë prioritetin e tij, teksa premtoi që deri në fund të mandatit të dhjetëfishohet buxheti për këtë sektor.

“Unë ndihem mirë në këtë ditë me lajme të mira për komunën e Shtimes. Përmes organizatës IADK, kemi arritur që fondet e BE t’i sjellin në Shtime. Janë certifikuar 45 qytetarë të Shtimes, ndërsa 27 kanë përfituar prej tyre. Si komunë, sektorin e bujqësisë do të kemi prioritet dhe deri në fund të mandatit do ta dhjetëfishojmë buxhetin”, tha Aliu.

Përfaqësues nga IADK dhe Komuna e Shtimes u zotuan në mbështetjen e tyre të vazhdueshme, fuqizimin e mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë dhe njoftimin e fermerëve me trendet e fundit zhvillimore në sektorin e agrobiznesit në përgjithësi.

Njëra nga përfituesit nga ky projekt, Besa Gashi, tha se përmes trajnimit ka arritur të aftësohet dhe të jetë përfituese e këtij programi.

“Me ndihmën e familjes arrita të bëjë një fermë të vogël. Përmes këtij trajnimi arrita të aftësohem. IADK kishte shpallur ftesën për grante dhe u zgjodha përfituese e pajisjeve bujqësore në vlerë 5000 euro”, tha ajo.

Kjo ngjarje është organizuar në kuadër të fushatës “Për ju, me ju”, e cila ka për qëllim promovimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian në Kosovë. Deri më tani, falë mbështetjes së BE-së në sektorin e bujqësisë, më shumë se 500 të rinj janë punësuar, më shumë se 100 agro-biznese kanë krijuar standarde prodhimi të nivelit të BE-së, dhe rreth 80 biznese kanë ulur shpenzimet dhe ndotjen duke rritur efiçiencën e energjisë.

Pas ceremonisë që është mbajtur në Shtime, përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, të IADK-së dhe të Komunës së Shtimes kanë vizituar Argjentina Bunjakun, njëra nga përfitueset e projektit.

Ajo u shpreh falënderuese që u mbështet me pajisje në biznesin e saj për përgatitjen e ëmbëlsirave.

“Kam pasur shumë nevojë dhe e pata fatin të jem përfituese. Kam marrë furrën, frigoriferin, mikserin. Para një viti, në qershor, kam nisë punën, në shtator me kanë ardhur mjetet. Ta lehtësojnë punën shumë”.

Bunjaku tregon se gjithnjë e më shumë po shtohet puna.

“Ka më shumë porosi. Nëse gjatë ditëve kam pasur tri torte, tash mund t’i bëj gjashtë. E kam motrën dhe nënën që më ndihmon. Kemi klientë edhe nga Ferizaj, Lipjan”.Për këtë arsye, ajo po planifikon të punësojë dhe një person që do të bëjë transportimin e porosive. Madje, thotë se ka menduar që t’i kushtojë vëmendje dhe reklamimit dhe plasimit të produkteve në rrjetet sociale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dreshaj: Nëse ZRrE-ja s’e tërheq vendimin, do të kërkojmë hetim

Dreshaj: Nëse ZRrE-ja s’e tërheq vendimin, do të kërkojmë hetim

Ajazi nga PDK-ja: Lladrovcin e pret shkarkimi, ka abuzuar me besimin e PDK-së

Ajazi nga PDK-ja: Lladrovcin e pret shkarkimi, ka abuzuar me besimin e PDK-së

Ajazi: Lladrovci e përdori logon e PDK-së për vota – qytetarët s’e duan më

Ajazi: Lladrovci e përdori logon e PDK-së për vota – qytetarët s’e duan më

Behrami: Pranimi i dokumenteve nga MUP-i serb në Gjykatën Speciale legjitimon krimet në Kosovë

Zbulohet pse Interi do të veshë fanellën e tretë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së

Asllani i vendosur të mbetet tek Interi

Ajazi: Lladrovci e përdori logon e PDK-së për vota – qytetarët s’e duan më

Ajazi: Lladrovci e përdori logon e PDK-së për vota – qytetarët s’e duan më

Osimhen pritet si hero në Stamboll, transferohet te Galatasaray

Osimhen pritet si hero në Stamboll, transferohet te Galatasaray

Behrami: Pranimi i dokumenteve nga MUP-i serb në Gjykatën Speciale legjitimon krimet në Kosovë

Behrami: Pranimi i dokumenteve nga MUP-i serb në Gjykatën Speciale legjitimon krimet në Kosovë

“Info Nata”-30.07.2025

“Info Nata”-30.07.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X