TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​“16 Ditët e Aktivizmit”, kërkohet koordinim ndërinstitucional për luftimin e dhunës familjare

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
​“16 Ditët e Aktivizmit”, kërkohet koordinim ndërinstitucional për luftimin e dhunës familjare

Foto ilustruese

Ministria e Drejtësisë ka bërë sonte hapjen zyrtare të ceremonisë në kuadër të shënimit të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila ka për qëllim eliminimin e dhunës ndaj grave, duke siguruar qasje në drejtësi dhe mbrojtje institucionale.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucionet solidarizohen dhe janë të përkushtuara për një shoqëri të drejtë, të barabartë dhe pa dhunë.

Ajo ka thënë se duhet të tregohemi të pa kompromis ndaj çdo lloji të dhunës në shoqërinë tonë, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt.

“Dhuna me bazë gjinore është një sfidë që na prek të gjithëve, andaj përpjekja jonë është e fortë, e palëkundur dhe si e tillë është e përhershme për një shoqëri të vetëdijshme dhe kundër dhunës…Përmes zbatimit të legjislacionit që kemi adresuar, ne tregojmë seriozitetin e plotë se jemi të pa kompromis ndaj dhunës me bazë gjinore, dhunës në familje dhe kundër çdo lloj dhunës tjetër…Ne mund të ndërtojmë një mjedis ku çdo vajzë dhe grua ndihet e respektuar, e mbrojtur në një ambient ku shteti garanton lirinë dhe të drejtat e secilit sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu theksoi se kampanja kundër dhunës me bazë gjinore ofron një mundësi për të shprehur solidaritetin kundër çdo forme të dhunës.

“Gjithashtu, është e rëndësishme të promovojmë edukimin si shoqëri duke nxitur dialogun mbi rolin e secilit në parandalim dhe raportim të rasteve të dhunës. Nxitja e dialogut në shoqëri për të shpallur të papranueshme aktet e dhunës, si dhe thellimi i kuptimit të shkaqeve dhe pasojave të dhunës në familje janë hapat e rëndësishme drejt ndryshimeve thelbësore që ne synojmë. Kjo fushatë na mobilizon të bëhemi zëri i të gjithave të drejtave të njeriut dhe të përkushtohemi edhe më fort në kauzën e të gjitha atyre që vuajnë nga ky fenomen”, ka thënë Haxhiu.

Ajo e ka quajtur të rëndësishme qasjen e duhur të viktimave të dhunës familjare në sistemin e drejtësisë, duke përfshirë edhe mbrojtjen dhe sigurinë e tyre përmes ndihmës juridike falas.

Për më tepër, Haxhiu theksoi se në këtë drejtim janë ndërmarrë një sërë hapash në sistemin e drejtësisë për t’iu ofruar ndihmë viktimave të dhunës familjare, për të siguruar mbrojtje imediate dhe për të ndëshkuar autorët.

Albet Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, theksoi se shoqëria jonë duhet të trajtojë barazi në baza gjinore dhe të eliminojë format e ndryshme të dhunës. Ai tha se sistemi gjyqësor është i mobilizuar për trajtimin e të gjitha rasteve të dhunës, e cila është një temë shumë e ndjeshme e shoqërisë sonë.

“Na duhet më shumë përmirësim, na duhet më shumë zhvillim i shkathtësive, na duhet më shumë koordinim në mënyrë të veçantë…Dhe ne kur sot po flasim për këtë temë shumë të ndjeshme, e cila është një shqetësim jo vetëm për gjyqësorin, mund të them me përgjegjësi të lartë se sistemi i drejtësisë ka një vetëdije të lartë të reagimit në raste të tilla”, ka thënë ai.

Koordinatorja e programeve të UN, Arnhild Spence, ka folur për luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke thënë se një gjë e tillë përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe si e tillë edhe duhet ndalur.

“Dhuna ndaj të drejtave ndaj grave dhe vajzave është kundër të drejtave të njeriut dhe pengon edhe zhvillimin e shoqërive, në veçanti barazitë gjinore… Parandalimi i dhunës kundër grave është diçka shumë e rëndësishme dhe imperativ për ne”, tha Spence.

Igballe Rogova, drejtuese e Rrjetit të Grave të Kosovës, ka thënë se kampanja kundër dhunës në baza gjinore nuk duhet shënuar si ditë, por ajo duhet të luftohet gjatë gjithë kohës si fenomen negativ i shoqërisë sonë.

“Faleminderit ministre që slogani i kësaj fushate është “Sot dhe çdo ditë tjetër”. Pra, sot edhe 365 ditë do të vazhdojë kjo luftë derisa, nuk them se derisa të zhdukim, por do të ulim dukshëm numrin e grave të dhunuara në familje…Edhe ne si Rrjet i Grave do të premtojmë se do të jemi afër jush dhe së bashku gjatë gjithë vitit do ta luftojmë këtë fenomen”, ka thënë Rogova.

Jubilea Kabashi, drejtoreshë e Qendrës për Strehim të Grave dhe Fëmijëve në Prizren, ka numëruar shkaqet të cilat ndikojnë në krijimin e dhunës dhe pabarazisë gjinore, duke kërkuar që rastet e raportuara të dhunës duhet të trajtohen si duhet nga sistemi gjyqësor.

“Dhunës ndaj gruas i prin pabarazia duke filluar që në fëmijërinë e hershme, vazhdohet me mohimin e të drejtës së trashëgimisë dhe trajtimin e pabarabartë në shtëpi, punë dhe kudo në komunitet… Në këtë aspekt kanë rol të madh normat sociale dhe mentaliteti patriarkal i rrënjosur thellë në shoqërinë tonë…Të gjitha këto forma të dhunës duhet të kriminalizohen dhe të bëhet ndjekja penale e çdo personi që ushtron çfarëdo formë dhune ndaj grave”, ka thënë ajo.

Fushata globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit shoqëror kundër dhunës ndaj grave. Kjo fushatë zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të botës dhe ka për qëllim eliminimin e dhunës në baza gjinore.

Ndryshe, gjatë periudhës janar-korrik 2023 u raportuan mbi 1.500 raste të dhunës në familje në Kosovë, prej tyre rreth 30 për qind u raportuan vetëm në drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Prishtinë. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

Klinika e Radiologjisë nuk po përballet me ikjen e mjekëve

Orar fiks për mjekët, kundërshtohet nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë

Bislimi thotë se nuk ka rezultat në rrugën drejt normalizmit

Bislimi e quan “budallallëk” qëndrimin e LDK-së për pjesëmarrje në dialog

Prokuroria Speciale thotë se nuk ka pranuar asnjë raport apo informatë se gjyqtari Laban mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtar

Prokuroria Speciale thotë se nuk ka pranuar asnjë raport apo informatë se gjyqtari Laban mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtar

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

“Këndi i Debatit” 11.09.2025

“Këndi i Debatit” 11.09.2025

Daku flet për golat në Rusi, presionin te Kombëtarja dhe ndeshja me Serbinë

Daku flet për golat në Rusi, presionin te Kombëtarja dhe ndeshja me Serbinë

Posta e Kosovës thotë se pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë do të vihen në funksion të qytetarëve

Posta e Kosovës thotë se pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë do të vihen në funksion të qytetarëve

Gjyqtari Nuza gjykon derbin Prishtina – Drita, të dielën

Gjyqtari Nuza gjykon derbin Prishtina – Drita, të dielën

Klinika e Radiologjisë nuk po përballet me ikjen e mjekëve

Orar fiks për mjekët, kundërshtohet nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë

Bislimi thotë se nuk ka rezultat në rrugën drejt normalizmit

Bislimi e quan “budallallëk” qëndrimin e LDK-së për pjesëmarrje në dialog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X