TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

15 të arrestuar nga Policia e Durrësit, grupi merrte porosi për vrasje nga 50 deri në 150 mijë Euro

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
15 të arrestuar nga Policia e Durrësit, grupi merrte porosi për vrasje nga 50 deri në 150 mijë Euro

15 persona kanë rënë në pranga, të cilët dyshohen si autorë vrasjesh dhe ngjarjesh të tjera kriminale.

Arrestimet ndodhën pas hetimeve për incidentin e ndodhur me vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj në autostradën Tiranë-Durrës, të cilët denoncuan në polici se u morën peng.

Në polici ata kanë dëshmuar se sulmi ka ardhur nga Pëllumb Muharremi i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Sipas dëshmisë së vëllezërve, ata dyshojnë tek “Rrumi i Shijakut”, pasi po e vrojtonin për ta ekzekutuar. Gjithashtu ata kanë dhënë detaje nga vrasje, atentate dhe ngjarje të tjera të ndodhura në Tiranë dhe Durrës.

Si ndodhi ngjarja në autostradën Tiranë-Durrës?

Burime për Top Channel bënë me dije se Indrit Beqiraj teksa lëvizte më një motomjet tip “Piaggio” së bashku me të vëllanë Gentian Beqirajn më 2 tetor është përplasur me një makinë në të cilën ndodheshin dy persona.

Pas aksidentit Beqiraj dhe dy personat e tjerë janë konfliktuar deri në përdorimin e dhunës fizike, ku më pas Beqiraj është marrë me dhunë në mjet e pas disa metrash është lënë i lirë. Kujtojmë se vëllezërit Beqiraj janë me precedentë të mëparshëm penal për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Menjëherë pas ngjarjes, Beqiraj ka raportuar situatën në polici.

Kujtojmë se Durrësi është një prej zonave më të nxehta në vendin tonë për ngjarje kriminale.

Kush është “Rrumi i Shijakut”?

Pëllumb Muharremi i njohur edhe me emrin tjetër Aleksandër Laho njihet si “Rrumi i Shijakut” është një emër i njohur për policinë. Ai dyshohet se ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoja ditën që iu bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës në nëntor të 2019-ës.  Ajo që ngjalli dyshime, është fakti se si një person me precedentë penalë, i lakuar gjerësisht për përplasje për çështje pronësie, ishte mik i një prokurori dhe për më tepër udhëtonte në një makinë me të. Në shtator të vitit 2016 ai u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e largoi nga drejtësia në mars të këtij viti prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, i cili iu nënshtrua procesit vetëm për dy kritere. Si provë gjatë seancës së 29 prillit iu soll emri i Aleksandër Lahos që gjendej në të njëjtën makinë me të cilën po udhëtonte në 2019 Ndoja, kur ju bë atentat dhe mbeti i plagosur shoferi i tij Andi Maloku.

Në seancë Arjan Ndoja kundërshtoi duke kërkuar prova dhe përgjime që vërtetojnë kontaktet me njerëz të krimit, mbasi për Rrumin prokurori tha se nuk kishte informacione për të kaluarën e tij. Ndoja akuzoi se prej makinës nga ku doli i plagosur nuk u gjetën dosje të zhdukura, por dosje private të një avokati, për të cilat i kishte treguar shoferi që u vra në atentat. Më herët gjatë parashtrimit shkresor prokurori tha se ky atentat erdhi për shkak te presioneve të ekzekutivit./TCH

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rihapet qarkullimi në aksin Elbasan-Qafë

Rihapet qarkullimi në aksin Elbasan-Qafë

16 persona të vdekur nga dy aksidente të rënda rrugore në jug të Turqisë

16 persona të vdekur nga dy aksidente të rënda rrugore në jug të Turqisë

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, vdesin 12 persona

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, vdesin 12 persona

Dëshmi të reja për abuzim të punëtorëve në fabrikën kineze në Serbi

Dëshmi të reja për abuzim të punëtorëve në fabrikën kineze në Serbi

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Ngrica e mjegull në mëngjes të hënën

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

​Reshjet e borës, probleme me qarkullimin në një pjesë të Rrugës së Arbrit

Reshje shiu e bore, Policia apel për kujdes në trafik – Komuna e Prishtinës thotë se ekipet janë në teren

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Theret me thikë një person në Fushë – Kosovë

Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Kërkohet paraburgim ndaj 10 personave për manipulim me vota në Mitrovicë

Osmani uron Erdoganin

Osmani ngushëllon Erdoganin: Qëndrojmë me popullin turk në këto momente

“Liria pa gjak nuk vjen” – 36 vjet nga rënia e Agron Fetahut

“Liria pa gjak nuk vjen” – 36 vjet nga rënia e Agron Fetahut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën