TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 raste të dyshimta për helmim nga ushqimi, janë paraqitur para disa ditësh në Podujevë. Të gjithë këta persona dyshohet se u helmuan pasi u ushqyen në një restaurant. Megjithatë, pronarja e lokalit i ka mohuar akuzat.

by Fëllënza Krasniqi
5 muaj ago
13
A A
15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

Që prej dy javës një restauruan në Podujevë qëndron i mbyllur.

Kjo meqë po dyshohet se u helmuan disa persona.

Një numër i tyre, kërkoi edhe ndihmë mjekësore.

Epidemilogia në QKMF-në e Podujevës, Bedrie Rama, tregon se të gjithë pacientët ishin punëtorë të një kompanie.

“Jemi interesuar se çfarë ushqimi kanë përdor a kanë përdor ushqim të njëjtë dhe e kanë dhënë emrin e një restaurant të gjithë këta pacient që janë lajmëruar kane qenë punëtorë të një firme. Në përgjithësi sa janë lajmëruar sa i përket shenjave të helmimit kanë qenë 15 raste e pacient. Me datën 20 këta pacient janë pranuar në Klinikën Infektive se domethënë hyjnë në këtë grup të pacienteve që kanë qenë të dyshimit në helmim”, tha Rama.

Por këto dyshime për helmim po i kundërshton pronarja e biznesit në fjalë.

Sipas saj, nga mostrat të cilat i ka marrë tek Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nuk ka dalë asnjë baktere.

“Kur klientët i kanë ngritur dyshimet për helmim ne e kemi telefonua Inspektoratin Sanitar e bashkë më koleget nga IKSHPK-ja  kanë ardh me datën 19 i kanë marr mostrat e ushqimeve në lokal dhe e kanë mbyllur përkohësisht lokalin. Raporti i testimit ka ardhur dje dhe ka dal që në asnjë mostër që është marr në mostrat e ushqimeve të ujit në duart apo rrobat e punëtorëve nuk ka dal asnjë bakter që mundesh me shkaktuar helmimin në këtë rast të gjitha mostrat kanë dalë negative”, tha pronarja e biznesit, Fikrete Rudari-Musliu.

Në dokumentet që pronarja ia tregoi televizionit, shihet se inspektorët kanë marrë si mostër dy lloje të ushqimeve, piret e gatshme dhe sallatën e lakrës.

Rudari Musliu hedh akuza se dikush deshi t’ia dëmtojë qëllimisht biznesin që sapo e kanë hapur.

“Ajo se çfarë kanë treguar pacientet është se në momentin që kanë shkuar me u trajtuar doktorët dhe infermieret aty i kanë pyetur direkt se a kanë ngrënë bukë tek restaurant për arsye se ka gjasa qe jeni helmuar aty. Unë nuk e shoh të arsyeshme nga ana e personelit shëndetësorë me përhap panik te njerëzit pa pasur fakte se a janë helmuar apo jo e që ka qenë vetëm dyshime për helmim, dhe e dyta me potencuar direkt  me gisht kah na”, tha pronarja e biznesit.

Pronarët e biznesit thonë se do të ndjekin edhe rrugët ligjore për ta zbardhur këtë rast.

Mirëpo, këto akuza i ka hedhur poshtë epidemiologia Rama, duke thënë se akoma nuk e kanë pranuar raportin zyrtar të IKSHPK-së për këtë rast.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

​Auditori identifikon mangësi në procesin e ndërtimit të një objekti në SHSKUK

​Auditori identifikon mangësi në procesin e ndërtimit të një objekti në SHSKUK

Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

“Mos heshtni ndaj dhunës” – Mesazhi i Haxhiut dhe Nagavcit për nxënësit

“Mos heshtni ndaj dhunës” – Mesazhi i Haxhiut dhe Nagavcit për nxënësit

Gjykata: Rozeta Hajdarit ftesa iu dërgua më 19 nëntor përmes postës

Trump premton ndërhyrje pas rikthimit të përleshjeve mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen gjashtë ndeshje interesante

Duele në forta në 1/8 e Kupës së Kosovës

Gjykata: Rozeta Hajdarit ftesa iu dërgua më 19 nëntor përmes postës

Gjykata: Rozeta Hajdarit ftesa iu dërgua më 19 nëntor përmes postës

Hamasi ofron garanci për të mos sulmuar Izraelin, por refuzon çarmatimin

Hamasi ofron garanci për të mos sulmuar Izraelin, por refuzon çarmatimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën