TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​14 vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ministria e Financave ka një njoftim për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë

Kjo e gjitha kishte nisur pas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë. Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ishin pjesë përbërëse e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nën protektoratin e OKB-së, saktësisht misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut.

Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua gjenerallejtënant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet, raporton KosovaPress.

TMK u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendi që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej, por në kushte jo të mira dhe paga të ulëta.

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradit, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TMK-së, dhe krijimi i një force të re.

“Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës, e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe do të jetë e aftë të mbulojë nevoja të caktuara të sigurisë sipas Shtesës VII të kësaj marrëveshje. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pasi e arritën qëllimin e tyre, duke përfshirë këtu lehtësimin e rindërtimit pas lufte të Kosovës. Ato do të shpërndahen 1 vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje”, shkruhej në Planin e Ahtisaarit.

Por më 2009 kjo forcë prapë u shpërbë për tu shndërruar në një forcë tjetër, tash Forca e Sigurisë së Kosovës.

Më 20 janar 2009, TMK-ja zyrtarisht u shpërbë në FSK. Forca e Sigurisë së Kosovës, fillimisht kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën.

Më 4 mars të vitit 2014, Qeveria e Kosovës mori vendimin që të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës, si ushtri e Kosovës, e cila parashihet t’i mbërrijë kapacitetet që të mund të sigurojë integritetin e Kosovës. Më 14 dhjetor 2018, Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Ligjet e miratuara ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës nuk morën pjesë në seancë, pasi ata ishin kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. /KP

Tags: FSKUCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria do të ndajë nga 100 euro për studentët dhe shtesa për ata që studiojnë larg qytetit ku jetojnë

Qeveria do të ndajë nga 100 euro për studentët dhe shtesa për ata që studiojnë larg qytetit ku jetojnë

Dy vite nga gjenocidi i Izraelit në Gaza: Çfarë tregojnë shifrat?

Dy vite nga gjenocidi i Izraelit në Gaza: Çfarë tregojnë shifrat?

Osmani takon ministret belge: Belgjika, partner kyç në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

Osmani takon ministret belge: Belgjika, partner kyç në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

MAShT hap konkurs për mësimdhënësit që synojnë të marrin Licencën e Avancuar për Mësimdhënie

Afati i fundit për verifikimin e aplikimeve për tekstet shkollore – Deri më 10 tetor 2025

Qeveria do të ndajë nga 100 euro për studentët dhe shtesa për ata që studiojnë larg qytetit ku jetojnë

Qeveria do të ndajë nga 100 euro për studentët dhe shtesa për ata që studiojnë larg qytetit ku jetojnë

Kreu i FIFA, Infantino sërish në Kosovë

Kreu i FIFA, Infantino sërish në Kosovë

Dy vite nga gjenocidi i Izraelit në Gaza: Çfarë tregojnë shifrat?

Dy vite nga gjenocidi i Izraelit në Gaza: Çfarë tregojnë shifrat?

Rrahmani në formacionin e xhiros në Çeki

Rrahmani në formacionin e xhiros në Çeki

Osmani takon ministret belge: Belgjika, partner kyç në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

Osmani takon ministret belge: Belgjika, partner kyç në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

Ardian Ismajli një muaj jashtë fushe, mungon me Serbinë

Ismajli nis rikuperimin, kthehet ndaj Napolit

Tragjedi! Si u fut arma në Gykatë? Roja i përfshirë? Detaje nga Tirana

Tragjedi! Si u fut arma në Gykatë? Roja i përfshirë? Detaje nga Tirana

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën