TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

13 minatorët e lënduar, Kërleshi: Drejtori nuk dha urdhrin që të reagojë ekipi i shpëtimit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
13 minatorët e lënduar, Kërleshi: Drejtori nuk dha urdhrin që të reagojë ekipi i shpëtimit

13 minatorë janë lënduar dje në minierën e “Trepçës”, pasi që të njëjtëve iu ka rënë acidi sulfurik në trup.

Lidhur me këtë, nënkryetari i Sindikatës së Minierës së “Trepçës”, Dastan Kërleshi, thotë se brenda minierës në momentin që ka ndodhur incidenti është dashur të ndërhyjë ekipi i shpëtimit, por që sipas tij të njëjtit nuk janë ftuar nga drejtori që thotë se është përgjegjës për të alarmuar në këto situata.

“Në minierën e ‘Trepçës’ ekziston ekipi i shpëtimit që ne e thërrasim ‘Çeta e Shpëtimit’, ku në atë rast nuk është reaguar, pra nuk është ftuar që të reagojë për të cilin e ka pasur për detyrë sipas informatave vetë drejtori që ta angazhojë këtë ekip të shpëtimit në atë rast edhe për atë arsye është shkaktuar sipas informatave”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas informatave të tij, drejtori është dashur që ta angazhojë ekipin e shpëtimit, por që thotë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“’Çeta e Shpëtimit’ e ka këtë detyrë automatikisht këtë detyrë si të lajmërohet të jepet alarmi për me u mbledhë sa më shpejtë që është e mundshme. Ata kryesisht janë të përzgjedhur në rrethin sa më të afërt të minierës për shkak të kenë reagim më të shpejtë. Sipas informatave nuk është thirr d.m.th… drejtori është dashur ta jap këtë alarm dhe ta ftojë ekipin e shpëtimit që të intervenojë, të ju jepet ndihma e parë minatorëve të cilët janë lënduar dhe të cilët kanë pritur ndihmën nga ta”, shtoi ai.

Ai ka thënë se nuk e dinë arsyen se pse drejtori nuk ka dhënë urdhrin që të reagojë ekipi i shpëtimit.

Lidhur me incidentin, drejtori i deritanishëm i minierës së Trepçës, Bahri Karaça e ka konfirmuar se është shkarkuar nga pozita e drejtorit.

Ai ka thënë se nuk i di arsyet e këtij vendimi, duke shtuar se në e-mailin që i ka ardhur vetëm i është thënë se “Je i liruar nga detyra”.

Në një përgjigje për Tëvë 1, Karaça ka thënë se për incidentin në minierë pas rrjedhjes së acidit përgjegjësia është hierarkike dhe se para tij janë përgjegjës dy persona.

“Përgjegjës direkt për incidentin ne minierë jemi në hierarki, ku se pari vije drejtori i elektromakinerise -Sami Uka i cili ka qene organizator i bartjes se acidit, drejtori teknik- Bujar Jashari e pastaj unë. Se përse ka ardhur direkt shkarkimi im, pas asnjë vërejtje apo arsye, duke mos qenë as përgjegjës i parë për incidentin, nuk kam asnjë lloj informate”, ka thënë ai.

Incidenti ka ndodhur në horizontin e njëmbëdhjetë të Minierës së Stantërgut në Mitrovicë të Jugut, ku është rrëzuar dhe çarë një bidon plastik me 1000 litra të acidit klorhidri, që qëllim përmes tij kanë pasur pastrimin e gypave.

Ndërkohë, dy nga 13 të lënduarit janë duke u trajtuar ende në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe pritet që gjatë javës të lirohen./teve1.info/

Tags: Destan Kërleshiincidenteminiera e Trepçës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Detaje nga arrestimi i doktorit në Vushtrri- merrte nga 10 deri në 50 euro ryshfet për raporte mjekësore

Detaje nga arrestimi i doktorit në Vushtrri- merrte nga 10 deri në 50 euro ryshfet për raporte mjekësore

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Arrestohet një person në Ferizaj nën dyshimin për sulm seksual

​Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Katër shtetas turq arrestohen në Fushë Kosovë

Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Sot nis Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

Sot nis Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Prishtinës

Nesër moti deri në 27 gradë Celsius

Moti sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën