TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

13 familje po hezitojnë dhënien e mostrave të gjakut për identifikimin e mbetjeve mortore

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
“Të zhdukur me dhunë”, termi për të cilin po luftojnë palët në dialog

Telefonata të tilla me familjarët e të zhdukurve  me dhunë i ka të përditshme.

Por, me një numër të vogël të tyre, nuk po arrijnë të dakordohen në një pikë.

Pasi këta të fundit edhe pas 24 vjetëve të përfundimit të luftës, po hezitojnë t’i japin mostrat e gjakut për identifikimin e mbetjeve mortore.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur thotë se numri i familjeve që po hezitojnë në këtë pikë, është i vogël.

“Si Komision Qeveritar kemi mirëkuptimin e plot edhe ndaj kërkesave dhe ndaj shqetësimin e familjarëve duke e pas parasysh 24 vjet jetë me dhimbje dhe ankthin e pritjes. Në rastet specifike, edhe pse numri është shumë i vogël në raport me numrin e përgjithshëm të personave që janë të evidentuar të zhdukur, po flasim diku për 13 raste të personave të zhdukur, familjet e të cilave kanë hezituar ofrimin e bashkëpunimin e ofrimin të mostrave të gjakut dhe 70 raste ne të cilat kemi mostra të pjesshme të gjakut”, tha ai.

Gara bën apel tek këto familje të bashkëpunojnë edhe në këtë pikë derisa ka treguar arsyet e hezitimit të tyre.

Ndërsa falënderim për familjet, familjarët e të cilët u identifikuan në vitet e para të pasluftës.

“Janë rastet e viktimave që në kohën e pasluftës janë identifikuar me metodën tradicionale, jo me atë shkencore. Në asnjë rrethanë kjo nuk do të thotë që viktima që janë identifikuar paslufte janë gabim, kjo përjashtohet si mundësi. Në rastet specifike që po kontaktohen nga organet, po hasim në mirëkuptim dhe mbështetje nga këto familje që është për t’u vlerësuar dhe falënderuar”, tha ai.

Se ka raste kur familjarët e të zhdukurve kanë hezituar dhënien e mostrave të gjakut për identifikimin e mbetjeve mortore, e thonë edhe në Këshillin Koordinues të Familjareve të të Zhdukurve.

“Kemi një rast në Mitrovicë, H.H, i cili i ka katër anëtar të zhdukur i cili nuk ka pranuar t’i jap mostrat e gjakut dhe nuk pranon t’i jap duke menduar se djemtë i ka të gjallë. Por, ka edhe matrapaz që i keqinformojnë në këto rast që (familjarët) i kanë të gjallë në burgjet e Serbisë”, tha Ahmet Grajçevci, Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjareve të të Zhdukurve.

Apel për këto familje, ka edhe edhe Ahmet Grajçevci nga ky këshill.

“Është mirë që t’i japin ato (mostrat e gjakut) sepse se pari e lehtësojnë veten, po edhe neve na lehtëson dhe shoqërinë në përgjithësi, sepse jemi të interesuar që edhe njeriun e fundit të zhdukur ta gjejmë”, shtoi ai.

Ndryshe, 30 gushti në Kosovë ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Cilat pritet të jenë listat zgjedhore të partive politike?

​Cilat pritet të jenë listat zgjedhore të partive politike?

Haxhiu: Kryeministër do të jetë Albin Kurti, opozita s’mund ta bëjë e vetme qeverinë

​LVV synon të qeverisë e vetme, Haxhiu: S’duhet të varemi nga votat e ish-opozitës

Abdixhiku: Rrezet e lirisë erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova

Abdixhiku: Skandali energjetik po shkatërron ekonominë e Kosovës

Krasniqi e Nismës: Ne jemi UÇK e PDK

Krasniqi e Nismës: Ne jemi UÇK e PDK

​Cilat pritet të jenë listat zgjedhore të partive politike?

​Cilat pritet të jenë listat zgjedhore të partive politike?

Amir Shaipi i Kosovës, kërkohet nga lideri i Zvicrës  L

Amir Shaipi i Kosovës, kërkohet nga lideri i Zvicrës L

Ndodhë në Turqi, për shkak të skandalit me baste nuk nis loja për mungesë të lojtarëve

Ndodhë në Turqi, për shkak të skandalit me baste nuk nis loja për mungesë të lojtarëve

UEFA e zbut dënimin e Luiz Diazit

UEFA e zbut dënimin e Luiz Diazit

Florentina Kallaba në finalen e Kupës së Botës në futsal

Florentina Kallaba në finalen e Kupës së Botës në futsal

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

Haxhiu: Kryeministër do të jetë Albin Kurti, opozita s’mund ta bëjë e vetme qeverinë

​LVV synon të qeverisë e vetme, Haxhiu: S’duhet të varemi nga votat e ish-opozitës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën