Rreth 100 mijë qytetarë kanë protestuar sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë
Kjo shifër e protestuesve është dhënë nga Platforma “Liria ka emër”, e cila ishte organizatore e “Marshit për drejtësi”.
“Të duam Kosovë ❤️ Faleminderit rreth 100.000 qytetarëve që marshuam së bashku për drejtësi për çlirimtarët tanë. Zemra plot. UÇK na bashkon”, thuhet në njoftimin e platformës “Liria ka emër|.
Nesër pritet të nisë gjykimi në Gjykatën Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Kransiqin e Rexhep Selimine nën akuzat për krime lufte.