TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kusari-Lila i reagon Brnabiqit: Kjo është dita kur Serbia humbi çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
VV kërkon të mos kompensohen deputetët për derivate

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimioza Kusari-Lila i ka reaguar kryeministres serbe, Ana Brnabiq, e cila ka ironizuar me zgjedhjet që po mbahen sot në katër komunat veriore.

Kusari i ka thënë se kjo është dita kur Serbia humbi çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm përmes zyrtarëve të zgjedhur të serbëve.

Sipas saj, i vetmi mjet i tyre për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri më tani kanë terrorizuar serbët.

“Kujtoni këtë ditë. Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm përmes zyrtarëve të zgjedhur të serbëve. I vetmi mjet për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri më tani kanë terrorizuar serbët. Është një ditë e vonuar, por më në fund është këtu”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Bërnabiq ka ironizuar me zgjedhjet që po mbahen sot në katër komunat veriore.

“Këto janë imazhet që përshkruajnë me të vërtetë “shtetin e së drejtës” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike” në Kosovë dhe Metohi të mbështetura nga BE-ja dhe Kuinti”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter.

Bërnabiq tutje ka shkruar se Evropa e shekullit 21 është “mbajtja e zgjedhjeve në kontejnerë të përkohshëm nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të forcave të armatosura”.

“Kushtojini vëmendje OSBE dhe sigurohuni që t’ua rekomandoni këtë të tjerëve si shembullin më të mirë: mbajtjen e zgjedhjeve në kontejnerë të përkohshëm nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të forcave të armatosura. Zgjedhjet – të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe mjete të blinduara! Kjo është Evropa, në shekullin e 21-të”.

Sipas saj kjo tashmë do të bëhet “një normë e re demokratike, e prezantuar dhe e mbështetur nga krijuesit e “Republikës së Kosovës”.

Remember this day. This is the day when Serbia officially lost any possibility of its further influence through elected officials of 🇽🇰 Serbs. Only remaining tool for 🇷🇸 to use, are gangs with whom until now 🇷🇸 terrorized 🇽🇰 Serbs.
It’s a day long overdue, but it’s finally here. https://t.co/CTrsoHMEBA

— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) April 23, 2023

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën