Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se me kryetarët e degëve të LDK-së diskutoi për takimet e ardhshme me qytetarë, si platformë kryesore e komuinikimit politik, raporton teve1.info
Përmes një statusi në Facebook, Abdixhiku pas takimit me strukturat e partisë, tha se brenda 50 ditëve ka zhvilluar 170 takime me qytetarë.
“Do të vazhdojmë njëjtë; në çdo qytet, çdo fshat, çdo anë. Lidhja është e fortë; dhe e djathta po ringritet si një!”, shkroi ndër të tjera Abdixhiku.