TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani priti kryetarin për Politikë e Demokraci në Asamblenë e KiE-së, Bouyx

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Osmani priti kryetarin për Politikë e Demokraci në Asamblenë e KiE-së, Bouyx

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Bertrand Bouyx, kryetar i Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njëkohësisht deputet në Kuvendin Kombëtar të Francës, raporton teve1.info

Përmes një komunikate për medie, Presidenca e Kosovës ka njoftuar se në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast falënderoi Bouyx për lidershipin dhe mbështetjen e tij për Kosovën në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, i cili me shumicë dërmuese, votoi për të çuar përpara anëtarësimin e Kosovës për votim në Asamblenë Parlamentare.

“Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte hap i rëndësishëm për fuqizimin dhe avancimin e mëtejmë të të drejtave të njeriut nëpërmjet mekanizmave që i ofron Këshilli e të cilat do të shërbenin si mekanizëm shtesë për mbrojtjen e garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në këtë frymë, Presidentja Osmani tha se qasja në institucionet dhe mekanizmat e Këshillit të Evropës, siç është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është mbi të gjitha në interes të qytetarëve të Kosovës, pa dallim”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Sipas njoftimit për medie, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen dhe ritheksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Francës në këtë drejtim, ndërsa ka shfaqur besim që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të vlerësohet pozitivisht nga deputetët e shteteve anëtare në Asamblenë Parlamentare.

Tutje, Presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e plotë që të vazhdohet puna e përbashkët me shtete mike e aleate për ta avancuar tutje këtë proces drejt finalizimit të suksesshëm të tij, përfundon komunikata e Presidencës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Kosovë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Kaçanik

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Abdixhiku takohet me drejtoreshën amerikane për Evropën Jugqendrore

Abdixhiku uron Pashkët: Simbol i shpresës, solidaritetit dhe dashurisë

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët: Shpresa dhe harmonia të na udhëheqin

Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

27-vjetori i Masakrës së Rezallës përkujtohet me homazhe, Lushtaku kritikon mungesën e institucioneve

27-vjetori i Masakrës së Rezallës përkujtohet me homazhe, Lushtaku kritikon mungesën e institucioneve

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Kosovë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Kaçanik

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Abdixhiku takohet me drejtoreshën amerikane për Evropën Jugqendrore

Abdixhiku uron Pashkët: Simbol i shpresës, solidaritetit dhe dashurisë

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët: Shpresa dhe harmonia të na udhëheqin

Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën