TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dod Gjikolaj lirohet nga akuza për vrasje të rëndë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
1 muaj paraburgim policit në Gjakovë për ngacmim dhe dhunim

Është liruar nga akuza për vrasje të rëndë dhe posedim të paautorizuar të armëve Dod Gjikolaj, raporton teve1.info

Sipas komunikatës së Gjykatës Themelore në Gjakovë, kjo gjykatë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit Dodë Gjikolaj, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, akuzohet për veprën penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Trupi gjykues, pas mbajtjes së 16 seancave gjyqësore, dëgjimit të 10 dëshmitarëve, administrimit dhe analizimit të të gjitha provave personale dhe materiale, këqyrjes dhe rikonstruksionit të vendit të ngjarjes, si dhe analizimin e 3 ekspertizave, 2 vendore dhe 1 ndërkombëtare (nga Instituti i Forenzikës së Cyrihut në Zvicrë), ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprat penale si në aktakuzë”, thuhet në komunikatë.

I pandehuri Dod Gjikolaj, akuzohej se “me datën 14 tetor 2018 rreth orës 07:48 minuta në fshatin Smolicë të Gjakovës, ka privuar nga jeta tani të ndjerin H.A. nga fshati Smolicë i Gjakovës, dhe me atë rast vë në rrezik jetën e të dëmtuarit A. K., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri D.Gj., rreth orës 02.30 minuta ka vendosur një materie eksplozivi në shtyllën e dyerve të oborrit të shtëpisë tani së të ndjerit H.A., në momentin kur tani i ndjeri rreth orës 08:02 minuta, del nga dyert e oborrit e pikërisht kur tenton të mbyll dyert, i pandehuri nga një largësi e panjohur, përmes teledirigjimit e aktivizon atë materie eksplozivi dhe nga shpërthimi, mbetet në vend i vdekur H.A., dhe lëndime trupore merr i dëmtuari A.K..

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orë

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Policia ndalon veturën me municion dhe radiolidhje në Kllokot

Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro

Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

​Ish-punëtorët e “Trepçës” akuzojnë për degradim dhe ndërprerje të padrejtë të kontratave

Përdoruesit e Apple do të kenë Siri si aplikacion të veçantë

Përdoruesit e Apple do të kenë Siri si aplikacion të veçantë

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orë

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Policia ndalon veturën me municion dhe radiolidhje në Kllokot

Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro

Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

​Ish-punëtorët e “Trepçës” akuzojnë për degradim dhe ndërprerje të padrejtë të kontratave

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Lëndohet një i mitur nga eksplodimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën