TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti për takim me Vuçiqin: Kjo varet nga Lajçak

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Lajçak sot në Kosovë, takohet me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është i interesuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

“Kjo varet nga i dërguari i posaçëm i BE, Miroslav Lajçak. Ne jemi të interesuar për të arritur një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, bazuar në njohjen reciproke. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për një dialog konstruktiv”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, i pyetur nëse qëndrimi i tij për targat ilegale të Serbisë në Kosovë ka ndikuar në përshkallëzimin e situatës në Kosovë, Kurti i ka bërë një krahasim Zvicrës me shtetet tjera të Evropës.

“A do ta pranonte Zvicra nëse një pakicë në vend do të udhëtonte me targa italiane apo franceze për vite me radhë? Shumica dërrmuese e serbëve në veri të vendit tonë nuk kanë asnjë problem me targat e Kosovës. Një grup i vogël instrumentalizohet nga Beogradi. Njerëzit e armatosur pas barrikadave nuk janë të interesuar për të drejtat e njeriut, por për territor. Ata duan të mbrojnë veriun e Kosovës si zonë pa ligj”, ka thënë Kurti duke përmendur se i ka shkatërruar gjashtë laboratorë droge në komunat veriore dhe laboratorë për prodhimin e kriptovalutave që kanë përfituar nga rryma falas.

“Atje askush nuk i paguan faturat e energjisë elektrike”, tha ndër të tjera Kurti.

Kurse i pyetur për deklarimet se do të zhvilloj dialogun me serbët vendës në vend të Beogradit, Kurti tha se takime me shoqërinë civile ka vazhdimisht por shtoi e nuk i publikon për shkak të rrezikut nga kërcënimet.

“Asnjë shef i qeverisë para meje nuk ka pasur kaq shumë takime me përfaqësues të shoqërisë civile serbe. Por ne nuk e bëjmë atë publikisht. Unë punësova një këshilltar serb në fillim të mandatit tim të parë. Sapo emërimi i tij u bë publik, ai dhe gruaja e tij u kërcënuan aq shumë sa i riu dha dorëheqjen nga posti. Të tjerë para tij që donin integrim janë vrarë”, deklaroi Kurti.

Kurti ka përmendur edhe një herë se në marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Sebrisë, njohja duhet të jetë në qendër, kurse i pyetur nëse është më e rëndësishme BE-ja se SHBA-ja, Kurti u përgjigj duke thënë se BE-ja duhet të mendojë nëse dëshiron të vazhdojë të japë fonde pa kushte.

“Beogradi nuk ka miratuar sanksionet kundër Moskës dhe merr gazin më të lirë nga Rusia. Për Beogradin, marrëdhëniet me Rusinë dhe gjithashtu me Kinën kanë prioritet. Kjo duhet të ketë një çmim”, u shpreh Kurti.

I pyetur nëse normalizimi me fqinjin verior, Serbinë nuk është i mundur, Kurti tha se Serbia nuk është një vend normal sepse sipas tij nuk është distancuar nga trashëgimia e kohës së diktatorit Slobodan Millosheviq.

“Tani shtojini kësaj mos distancimin ndaj Vladimir Putini dhe luftës së tij në Ukrainë. Demokracia ishte një interludë e shkurtër në Serbi pas përfundimit të diktaturës. Së shpejti do të bëhen 20 vjet që kur kryeministri properëndimor serb Zoran Gjingjiq u vra në Beograd. Që atëherë, forcat e errëta në Serbi festojnë rikthimin. Beogradi kërkon një marrëdhënie me fqinjët e tij të ngjashme me atë që ka Moska me Ukrainën dhe Bjellorusinë. Prandaj kjo fqinjësi është një rrezik sigurie për ne”, ka deklaruar në mes të tjerave Kurti.

Kurse i pyetur nëse mund të imagjinohet një konflikt më i madh si në vitet 1990, Kurti tha se do të ishte e papërgjegjshme të thuhet se nuk ka rrezik përshkallëzimi në mes të Kosovës dhe Sebrisë, pas sulmit të Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fillon zbatimi i vendimit për ndalimin e hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara

Fillon zbatimi i vendimit për ndalimin e hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara

Llapashtica për katërshen e UÇK-së: Kjo do të jetë gara jonë e fundit me Serbinë dhe do ta fitojmë

Llapashtica për katërshen e UÇK-së: Kjo do të jetë gara jonë e fundit me Serbinë dhe do ta fitojmë

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Reuters citon Thaçin: Drejtësia për viktimat s’mund të përmbushet duke i dënuar të pafajshmit

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një i dyshuar në Mitrovicë të Veriut për lëndim të lehtë trupor

Nis Samiti Politik Europian, Rama: Nuk gjej fjalët të shprehem për rëndësinë e ditës së sotme

Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të lehtë e të pranuar

Zvicra do të rrisë praninë e trupave në misionin e BE-së në Bosnjë më 2027

Zvicra do të rrisë praninë e trupave në misionin e BE-së në Bosnjë më 2027

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Gaza në ditën e parë të Ramazanit

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Gaza në ditën e parë të Ramazanit

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Reuters citon Thaçin: Drejtësia për viktimat s’mund të përmbushet duke i dënuar të pafajshmit

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një i dyshuar në Mitrovicë të Veriut për lëndim të lehtë trupor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën