TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE e pakënaqur me miratimin e projektligjit për zyrtarët publik dhe për paga, nuk u morën parasysh komentet e saj

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zvarritja e procesit të dialogut Kosovë – Serbi, BE shumë tolerante ndaj neglizhencës serbe në dialog

Bashkimi Evropian

Sipas njoftimit të tyre, gjatë hartimit të këtyre projektligjeve, BE-ja kishte paraqitur disa komente, të cilat, sipas saj, nuk u morën parasysh në votimet e djeshme.

“Komentet kishin për qëllim të udhëzojnë në mënyrën më të mirë dhe të mbështesin qeverinë për të siguruar një shërbim civil të depolitizuar dhe profesional, me një sistem transparent të shpërblimit të bazuar në merita, në përputhje me parimet e reformës së administratës publike dhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet BE-së dhe Kosovës”, thuhet në reagimin e BE-së.

Sipas BE-së, projektligji i ri për zyrtarët publikë është problematik, “pasi shton liri të tepruar veprimi në procedurat e rekrutimit, transferimit, si dhe në procedurat disiplinore të nëpunësve civilë, duke e bërë shërbimin civil potencialisht të cenueshëm ndaj politizimit”.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa mbështetjen e partive opozitare votuan në lexim të dytë projektligjin për pagat.

Kuvendi i Kosovës në seancën e 22 dhjetorit ka miratuar në lexim të dytë edhe projektligjin për zyrtarët publikë.

Deputetë opozitarë paralajmëruan se të dyja projektligjet do të dërgohen në Gjykatë Kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po ashtu tha se projektligji për zyrtarët publikë bie ndesh me detyrimet që shteti ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), si dhe me parimet evropiane për administratën publike.

Ligji i pagave ishte miratuar fillimisht në shkurt të vitit 2019. Por, një muaj para se të niste zbatimi i tij – në janar të 2020-s – institucioni i Avokatit të Popullit e pati dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për, siç kishte thënë, “vlerësimin e përputhshmërisë” së tij me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata, më pas, konstatoi se ligji i miratuar nuk ishte në përputhje me 11 nene të Kushtetutës dhe se shkaktonte “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të Gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura”./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përplasje në Kuvend, nuk kalon kërkesa e LVV-së për ndryshimin e rendit të ditës

Përplasje në Kuvend, nuk kalon kërkesa e LVV-së për ndryshimin e rendit të ditës

Nisja me vonesë e seancës, Tahiri akuzon mazhorancën – Haxhiu pajtohet

Nisja me vonesë e seancës, Tahiri akuzon mazhorancën – Haxhiu pajtohet

Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fitore Pacolli-Dalipi dhe deputeti Salih Zyba

Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fitore Pacolli-Dalipi dhe deputeti Salih Zyba

Albulena Haxhiu nuk votohet për kryetare të Kuvendit të Kosovës

Fillon seanca e Kuvendit, në rend dite 12 pika

Ivan Toney hedh dyshime mbi garën në Saudi Pro League, anglezi: Duan që t’i falin titullin Cristiano Ronaldos

Ivan Toney hedh dyshime mbi garën në Saudi Pro League, anglezi: Duan që t’i falin titullin Cristiano Ronaldos

Lewandowskit i skadon kontrata në fund të sezonit me Barçën, dy gjigantë të Serie A pas tij

Lewandowskit i skadon kontrata në fund të sezonit me Barçën, dy gjigantë të Serie A pas tij

Udhëtimi i pambarimtë i Keisuke Honda, firmos në Singapor për një rekord botëror

Udhëtimi i pambarimtë i Keisuke Honda, firmos në Singapor për një rekord botëror

Infantinos i vjen mbështetja e madhe për mandatin e katërt

Infantinos i vjen mbështetja e madhe për mandatin e katërt

Përplasje në Kuvend, nuk kalon kërkesa e LVV-së për ndryshimin e rendit të ditës

Përplasje në Kuvend, nuk kalon kërkesa e LVV-së për ndryshimin e rendit të ditës

Nisja me vonesë e seancës, Tahiri akuzon mazhorancën – Haxhiu pajtohet

Nisja me vonesë e seancës, Tahiri akuzon mazhorancën – Haxhiu pajtohet

Portieri i Egjiptit suspendohet pasi e goditi në kokë gjyqtarin

Portieri i Egjiptit suspendohet pasi e goditi në kokë gjyqtarin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën