TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Krasniqi: Kurti nuk ka ndonjë obligim moral me të cilin do të ngarkohej nëse e formon Asociacionin

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Krasniqi: Kurti nuk ka ndonjë obligim moral me të cilin do të ngarkohej nëse e formon Asociacionin

Kasniqi tha se kjo tregon për një seriozitet dhe për një vendosmëri shumë të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian e të shteteve të mëdha evropiane që të gjindet një mërrëveshje mes Kosovës e Serbisë, pasi vlerëson se reciklimi i krizave gjithmonë po e bie situatën në rrezik të eskalimit në konflikt të armatosur.

Ai tha se deklarata përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ishte e atillë që lë të kuptohet se në Prishtinë kanë pasur njëfarë zhgënjimi, por se la mundësinë që procesi të jetë aktiv edhe më tutje.

Sipas Krasniqit, nëse kjo përkthehet me terme më të thjeshta i bie që do të vazhdojnë presionet mbi Qeverinë e Kosovës.

“Ndërsa në Beograd, ai e lavdëroi Vuçiqin si lider të përgjegjshëm sepse Vuçiqi sot publikisht poashtuajse solemnisht ka pranuar Planin franko-gjerman duke thënë se e ka vetëm një rezervë të vogël. Kështu që tashmë llogaritet që Serbia veç ka lëviz nga pozicioni i mëhershëm që ishte kundër dhe tash kam drojë, ose pritshmëria është në fakt që presioni do të kthehet kundër Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës për t’i lëvizur edhe këta drejt një procesi më dinamik për gjetjen e një zgjidhje në bazë të modelit franko-gjermna ose evropian”, u shpreh Kransiqi në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Sipas Krasniqit, tashmë çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është shndërruar në prioritet absolut të Washingtonit dhe Brukselit. Madje ai e cilësoi fatkeqësi këtë, por tha se kjo është kështu edhe për shkak të gabimeve që bëri Qeveria Kurti me çështjen e targave.  Sipas Krasniqit kjo çështje u shfrytëzua si pretekst dhe eskaloi situata, ndërsa Serbia e shfrytëzoi për ta destabilizuar deri në themel veriun e Kosovës, ashtu që tash presioni është pikërisht mbi çështjen e Asociacionit.

Për profesorin univeristar, të qarta ishin edhe mesazhet e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Escobari në Beograd, për Zërin e Amerikës sot derklaroi që çështja e Bashkësisë së komunave dhe drafti franko-gjerman nuk janë e njëjta gjë. Ai tha se po punohet paralelisht, por se nuk janë e njëjta gjë dhe kjo do të thotë se do të bëhet presion mbi Qeverinë e Kosovës për ta bërë fillimisht Bashkësinë e komunave dhe pas asaj të kalohet në elementet e marrëveshjes”, deklaroi Krasniqi.

Ai tha se beson që Qeveria e Kosovës është dashur që të ndërmarrë në këtë aspekt një iniciativë, ta hartoj draftin e Asociacionit në pajtim me termat e Gjykatës Kushtetuese dhe të kalojë disi në njëfarë ofenzive, sepse sipas Krasniqit duke qenë në defanzivë ka rrezik që gjithmonë do të shtohet presioni mbi Qeverinë e Kosovës dhe se ky presion mund të jetë shumë i dëmshëm ose për mbijetesën e Qeverisë ose për vet imazhin e Kosovës.

“Bashkësia e komunave është një obligim ndërkombëtar të cilin Kosova e ka marrë duke e ratifikuar në Kuvend dhe siç tha Escobar kjo më nuk varet prej Kurtit, nuk pyetet më ai se dëshiron apo nuk dëshiron sepse ky është një obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe si i tillë duhet të zbatohet. Escobar ishte jashtëzakonisht i ashpër sepse la të kuptohej që kjo mund të formohet edhe pa Kurtin. Kjo i bie po të dekonstruktohet që mund të shkohet edhe në drejtimin e rrëzimit të Qeverisë. Prandaj besoj që interesi edhe i Qeverisë, por edhe i Kosovës është që të hartohet një draft, të vihet si objekt i diksutimit, të jenë në pajtim me gjetjet e Gjykatës Kushtetuese dhe të formohet”, vlerësoi  Krasniqi.

Sipas tij, më së miri do të ishte që në pako me marrëveshjen gjithëpërfshirëse të përfshihet edhe Asciacioni i komunave, qysh është edhe kërkesë e Kurtit dhe qysh sipas Krasniqit është realisht e drejta.

Por ai thotë se tashmë është e qartë që ndërkombëtarët e kanë ndarë mendjen për çështjen e Ascoacionit duke llogaritur që ky është një obligim i mahershëm i Kosovës.

Krasniqi tha se Kurti nuk ka ndonjë obligim moral me të cilin do të ngarkohej nëse e formon Asociacionin, madje ai e këshillon Kurtin që të lëviz në këtë drejtim.

“Personalisht mendoj që Kurti nuk ka ndonjë obligim moral me të cilin do të ngarkohej nëse e formon Bashkësinë sepse ai nuk e ka vet. Ajo është një marrëveshje e nënshkruar në vitin 2011, pastaj në vitin 2015 dhe është e ratifikuar në Kuvendi i Kosovës. Kështu që po e them, Kurti nuk e ka ndonjë përgjegjësi direkte, përveçse e ka obligimin ligjor, kushtetuese që të respektoj vendimet e marra në institicuionet e Kosovës.  Në këtë aspekt mendoj që më mirë është që të lëvizet drejt themelimit të kësaj bashkësie, gjithmonë brenda gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të mos futet vendi në krizë”, theksoi Krasniqi në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, duke shtuar se nga kriza do të dalë një rezultat kaotik zgjerdhor dhe përsëri do të jetë e njëjta situatë.

Nëse nuk veprohet kështu, Krasniqi vlerëson se Serbia do të dukej si palë konstruktive dhe do të merrte favore nga BE-ja dhe SHBA-ja, ndërkohë që Kosova do të izolohej. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

NGËRÇI I KUVENDIT – KONFERENCË PËR MEDIA E PRESIDENTES OSMANI

NGËRÇI I KUVENDIT – KONFERENCË PËR MEDIA E PRESIDENTES OSMANI

Osmani dhe Hargreaves diskutojnë për hapat drejt konstituimit të Kuvendit

Osmani dhe Hargreaves diskutojnë për hapat drejt konstituimit të Kuvendit

Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit ka dorëzuar listën e dëshmitarëve dhe provat që do i përdorë për rastin e vet

Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit ka dorëzuar listën e dëshmitarëve dhe provat që do i përdorë për rastin e vet

Drojë se s’ka vend për të burgosurit në Gjilan pas ardhjes së 200 danezëve

Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit për rastin në Gjakovë

BE-ja paralajmëron Izraelin: “Të gjitha opsionet janë në tryezë” nëse nuk respekton premtimet për ndihmat humanitare në Gaza

BE-ja paralajmëron Izraelin: “Të gjitha opsionet janë në tryezë” nëse nuk respekton premtimet për ndihmat humanitare në Gaza

NGËRÇI I KUVENDIT – KONFERENCË PËR MEDIA E PRESIDENTES OSMANI

NGËRÇI I KUVENDIT – KONFERENCË PËR MEDIA E PRESIDENTES OSMANI

Osmani dhe Hargreaves diskutojnë për hapat drejt konstituimit të Kuvendit

Osmani dhe Hargreaves diskutojnë për hapat drejt konstituimit të Kuvendit

Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit ka dorëzuar listën e dëshmitarëve dhe provat që do i përdorë për rastin e vet

Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit ka dorëzuar listën e dëshmitarëve dhe provat që do i përdorë për rastin e vet

Juventusi interesohet për Silvan

Juventusi interesohet për Silvan

Arsenali bën ofertën e parë zyrtare për Viktor Gyokeres

Gyokeres, sulmuesi i ri i Arsenalit

Napoli mes Chiesas e Grealishit

Napoli mes Chiesas e Grealishit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X