TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Halitaj flet për ditën e shpalljes së pavarësisë: Gazetari është i privuar nga këto kënaqësi

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Halitaj flet për ditën e shpalljes së pavarësisë: Gazetari është i privuar nga këto kënaqësi

Zëvendëskryeredaktori në televizionin Tëvë1, Agron Halitaj ka folur për ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në kohën sa ishte gazetar. Ai tha se kur të gjithë festuan, gazetarët punuan.

Sipas Halitajt, gazetari është i privuar nga kënaqësitë që të tjerët i shijojnë, pasi duhet të raportojnë.

“Para 15 vitesh në ditën kur kemi raportuar për aktin historik shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, kur të gjithë kanë festuar, ne kemi qenë duke punuar. Kjo është ajo që e përcjell gazetari, ndonjëherë është i privuar nga këto kënaqësitë që tjerët i shijojnë ne duhet të raportojmë, me qenë në shërbim të publikut”, ka thënë ai në emisionin “1 Natë” në Tëvë1.

Halitaj po ashtu ka thënë se atë kohë dihej se 17 shkurti ishte dita kur do të shpallej pavarësia, por se nuk u bë publike deri në momentet e fundit.

“Tash e 15 vite kam qenë pjesë e Kohës Ditore si gazetar politik, i kam përcjellur zhvillimet gjatë gjithë kohës. Në fakt të gjithë e dinim se 17 shkurti ishte dita kur do të shpallej pavarësia, mirëpo deri në momentet e fundit deri në atë ditë nuk bëhej publike data. Zyrtarisht ka filluar tek në orën 12:00 kur në atë kohë ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu, i drejtohen Kryesisë së Kuvendit për seancë të jashtëzakonshme. Aty bëhet publike se në orën 15:00 të mblidhet Kuvendi për të shpall Pavarësinë e Kosovës”, theksoi Halitaj.

Më tej, Halitaj tha se gazetarët e gazetave të asaj kohe ishin të privuar nga prania në seancën kur u shpall pavarësia, pasi nuk kishte hapësirë.

“Unë si gazetar i Kohës Ditore, i gazetës, jo vetëm unë por edhe gjithë gazetarët që kanë qenë të gazetave, kemi qenë të privuar atë ditë nga prania në seancë, për shkak të hapësirës së ngusht që e kishte Kuvendi, pasi atë ditë e kishin vërshuar mediat e huaja, plus radiot e televizionet që i kishte Kosova, ishin mbi 200 me gjasë që ishin media të huaja. Nuk kishte hapësirë. Ne gazetarët e gazetave ishim jashtë objektit”, përfundoi ai. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Tentoi t’i vë flaken një banese, arrestohet i dyshuari në Pejë

Gjykata dënon me burgim Denis Bytyqin dhe Enis Bitiqin për nxitje urrejtjeje dhe përkrahje të ISIS-it

Gjykata dënon me burgim Denis Bytyqin dhe Enis Bitiqin për nxitje urrejtjeje dhe përkrahje të ISIS-it

Mbyllet sistemi i pagesave për kontratat kolektivie, Komuna e Vitisë dëmtohet me afro 800 mijë euro

Sulmohet një person zyrtar në Viti

Hungaria merr kryesimin e BE-së

Sot BE-ja pritet t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës

Çmimet e naftës rriten pasi sulmi ndaj Iranit kërcënon Ngushticën e Hormuzit

Ngrihet aktakuzë kundër dy të dyshuarve për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Aktakuzë ndaj një personi për pastrim të parave, dyshohet se legalizoi 70 mijë euro përmes shitjes fiktive të shtëpisë

​Shkruhet historia: Pilotja kosovare renditet e para në botë në paragllajd

​Shkruhet historia: Pilotja kosovare renditet e para në botë në paragllajd

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën