Osmani këto deklarime i bëri pas homazheve në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, derisa po bëhej gati fillimi i takimit në Ambasadën amerikane ku temë ishte çështja e Asociacionit.
Osmani ka thënë që “gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë”, ka thënë ajo.
Ndërkohe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë sot i ka thirrur në takim përfaqësues të pozitës, opozitës dhe të shoqërisë civile për të diskutuar në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.