Gjatë bastisjes së Ndërmarrjes Publike “Ambienti” në Pejë janë shoqëruar në polici nëntë veta, mes tyre edhe anëtarë të Bordit të kësaj ndërmarrjeje dhe ish zyrtarë, raporton teve1.info
Sipas burimeve të teve1 aksioni i Prokurorisë po vazhdon.
Bastisja në këtë ndërmarrje ka filluar mëngjesin e së enjtes, derisa lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Sipas tij, janë duke u kryer bastisje-kontroll në Ndërmarrjen Publike “Ambienti”, nën dyshimin se ka keqpërdorim të detyrës zyrtare.