Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se i dënon kërcënimet ndaj politikanëve të LDK-së e PDK-së.
Konjufca tha se kërkon nga organet e rendit dhe drejtësisë që t’i hetojnë këto tentime dhe t’i kapin ata që dëshirojnë të bëjnë krime të tilla.
“I dënojmë kërcënimet dhe kërkoj nga organet e rendit dhe drejtësisë t’i hetojnë këto dhe t’i kapin ata të cilët tentojnë të bëjnë krime të tilla”, tha Konjufca.