TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Imami nga Kosova u zgjodh në mesin e 100 prijësve fetarë më me ndikim në New York

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Imami nga Kosova u zgjodh në mesin e 100 prijësve fetarë më me ndikim në New York

Tahir Kukaj nga organizata kryesore mediatike në New York “City & State” u listua si i 94-i në mesin e prijësve fetarë me ndikimin më të madh në këtë qytet.

“Është një përmbledhje e aktiviteteve gjatë gjithë vitit, këtu është një agjencion i Neë Yorkut, quhet City & State, në kategori të ndryshme i zgjedh personat me ndikim, është një përmbledhje e aktiviteteve brenda vitit”, tha imam Kukaj.

Por, kush është Tahir Kukaj, imami nga Tërsteniku i Drenasit që dy vjet më parë u bë imami i parë që mbajti fjalim në asamblenë e New Yorkut.

“Unë përfaqësoj qendrën islame kulturore shqiptare dhe shkollën shqiptare, quhet Miraji Islamic School, si speaker dhe panelist dhe si këshilltar i majorit (kryetarit) të qytetit të Neë Yorkut si dhe kapelan i Departamentit të New Yorkut”, ka thënë ai.

Kukaj thotë se kanë bashkëpunim të rregullt me kolegjet dhe universitet amerikane. Por, nuk e lënë anash as aspektin humanitar.

“Unë në Amerikë jam saktësisht që 21 vjet, qendra shqiptare islamo-kulturore është nga viti 1990, themelues janë dy shokë të mi…”, deklaroi ai.

Kukaj thotë se gjatë këtyre dy dekadave, është takuar me kongresmenë e senatorë të ndryshëm amerikanë.

“Bisedat që i kemi pas me zyrtarët amerikanë që e kanë vizituar Kosovën, janë pozitive, kanë përshtypje të mira sidomos për popullin kosovarë, janë të vetëdijshëm me peripecitë që po përballet lidershipi kosovarë”, shtoi Kukaj.

Tutje Kukaj për Tëvë1, ka thënë se kanë raporte të mira më prijësit shqiptar të feve të tjera në SHBA.

“Gjendja jonë është mirë, mund të them edhe shumë e mirë, si shqiptarë myslimanë po edhe si shqiptarë me vëllezërit tanë katolikë, me priftin katolik si dhe me priftin të kishës shqiptare ortodokse”, përfundoi Kukaj.

Tahir Kukaj më herët është zgjedhur edhe në mesin e 100 figurave me ndikimin më të madh në Staten Island të New Yorkut.

Kronikë e realizuar nga gazetari, Fidan Zejnullahu

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Në ditën e forcës, FSK zbulon artilerinë e rëndë

Ekspozitë për nder të festës së flamurit në “Emin Duraku”

Ekspozitë për nder të festës së flamurit në “Emin Duraku”

Auto Draft

FSK hap dyert e kazermës “Adem Jashari” – qytetarët të kënaqur me ushtrinë

Kurti: Municionet e para nga fabrika dalin në fund të 2026

Kurti: Municionet e para nga fabrika dalin në fund të 2026

A do të qëndrojë Bitcoin mbi 90 mijë dollarë

Xhaferi tregon nëse do të ketë koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe Nismës

Xhaferi tregon nëse do të ketë koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe Nismës

Bregu Perëndimor nën sulm të rëndë: Fëmijë të qëlluar, arrestime masive dhe djegje e xhamisë

Bregu Perëndimor nën sulm të rëndë: Fëmijë të qëlluar, arrestime masive dhe djegje e xhamisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën