TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

104 vjet nga Parlamenti i parë shqiptar

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
104 vjet nga Parlamenti i parë shqiptar

Pas një periudhe zgjedhore që zgjati disa muaj, më 21 prill 1921 në orën 10:00 (ditë e enjte) u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, Parlamentit të parë në Shqipëri me deputetë të zgjedhur nga populli.

56 ishte numri i deputetëve që formonin shumicën e deputetëve të ardhur. Në fondet e Arkivit Qendror Shtetëror të Shqipërisë (AQSH) ruhet një numër shumë i madh njësish dokumentare, mes tyre dorëshkrime në origjinal me rëndësi të posaçme për historinë e vendit që lidhen me këtë proces zgjedhor dhe gjithçka rrodhi prej tij me veprimtarinë e Këshillit Kombëtar.

Dhimitër Kacimbra ishte kryetari i trashëguar i Këshillit Kombëtar nga Kongresi i Lushnjës i vitit 1920.

Pas hapjes së sesionit prej Dhimitër Kacimbrës, Pandeli Evangjeli merr fjalën i dyti si i zgjedhuri për të kryesuar Këshillit Kombëtar në këtë legjislaturë.

Procesverbali i seancës së parë të Këshillit Kombëtar ruhet në origjinal në AQSH dhe është doemos i botuar në disa variante, i pari po në vitin 1921.

Parlamenti i vitit 1921 i cili u formua pas këtij procesi zgjedhor, të parit në vend, njihet për nivelin e lartë të përfaqësimit pasi të zgjedhurit ishin intelektualët më të zëshëm të kohës.

Veç njësive dokumentare origjinale që lidhen me këtë legjislaturë dhe ato në vijim, në Bibliotekën e Arkivit Qendror Shtetëror mund të gjeni këtë botim me fjalimet e deputetëve që folën në këtë seancë të parë historike që themeloi parlamentarizmin në Shqipëri.

Ndërtesa në të cilën u mblodh parlamenti, në vitet 1928-1939 u bë “Pallati Mbretëror” dhe sot është selia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën