TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

10-vjeçari në gjendje kritike pas aksidentit, Policia dhe Prokuroria përplasen mbi hetimet

Një 10-vjeçar është në gjendje kritike pasi u godit para disa ditësh nga vetura në Fushë-Kosovë. Derisa nga Policia thanë se shoferi i veturës është intervistuar dhe rasti ka kaluar në Prokurori, këta të fundit mohuan një gjë të tillë.

by TËVË 1
1 muaj ago
2 0
A A

”Qohna luj me të, e ai hiq veç kaniherë kamën e livrit” 

Para Spitalit Pediatrik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po qëndron nëna e Elvis Hasanit.

Ibadete Muja Hasani po pret lajme për gjendjen e të birit që i ishte aksidentuar më 10 gusht.

Ashtu siç thotë ajo, 10 vjeçari, nga komuniteti Ashkali, ishte goditur nga një veturë në Bresje të Fushë-Kosovës, ndërsa kthehej me biçikletë në shtëpi.

“Djali është dalë në mëngjes të dielën me bicikletë me lujt, edhe djali ka lakmu me shku me bicikletë, i ka kalu semaforat në Bresje ka osht kthy me ardh në shpi i ka mshu vetura në ora 9 mëngjes”, tregon ajo.

Pas aksidentit, sipas saj, djali i ishte transferuar fillimisht në Emergjencën e QKUK-së, dhe më pas në Njësinë e Kujdesit Intensiv Pediatrik.

Ajo thotë se Elvisi që dy javë është i pavetëdijshëm, pa lëvizshmëri në anën e djathtë të trupit dhe me dëmtime serioze në tru.

“Djali është konë dy javë ditë në Intensivë, as dorë, as kamë, nuk është i lëvizshëm, as vetëdije as kurgjo. E që dy ditë e kanë qitë në këtë spitalin tjetër djali apet osht i njejti mjekët po e kqyrin e krejt ma ronë nuk ka”, tregoi nëna e Elvisit.

Por thotë se nuk kanë marrë asnjë informacion të qartë për hetimin e aksidentit.

E sa i përket barnave ajo thotë së i blen të gjitha vetë.

“E ka marrë tjetër kush me kerr, e ka pru këtu në Emergjencë, ai nuk u lajmru mo, kurrfarë lajmi për to nuk kemi marrë, une kom qef me dit ku osht, se kur jemi ardhë në Emergjencë, Policia ka thonë që e kemi qu ne burg e tash nuk e dimë a është në burg…për barna e për terapi e per sene qe dy javë su lajmëru, për tretën javë hini djali kërkush lajm s’na tha, e as policia mo nuk kanë qenë më kanë thonë që vin po s’jon ardhë, nuk e di veq ja kom lon Allahut në dorë”.

Detaje lidhur me rastin kanë dhënë edhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

“Pas 17 ditësh qëndrimi në kujdes intensiv, më datë 27.08.2025 pacienti është transferuar në Repartin e Neurologjisë Pediatrike, me parametra vitale stabil, duke vazhduar trajtimin e nevojshëm dhe nën mbikëqyrje të plotë nga stafi shëndetësor. Klinika e Pediatrisë njofton opinionin publik dhe familjarët se fëmijës nuk i ka munguar asnjëherë kujdesi mjekësor, dhe mbetet nën përkujdesjen e pandërprerë të profesionistëve shëndetësorë të QKUK-së”, thanë nga ShSKUK.

Tëvë1 ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës. Të njëjtit në një përgjigje kanë bërë të ditur se personi i dyshuar që ka shkaktuar aksidentin është intervistuar.

Ndërkaq, sipas PK-së, lënda tashmë i është përcjellë Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i biçikletës mashkull kosovar ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është duke marrë tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar. Lidhur me aksidentin ,personi i dyshuar është intervistuar nga ana e Policisë dhe lënda është përcjellë në Prokurori për veprime të mëtejme”, thanë nga Policia e Kosovës.

Por nga Prokuroria thanë për televizionin se një rast të tillë nuk e kanë pranuar.

“Ju njoftoj se lidhur me pyetjet të cilat i keni parashtruar, kemi verifikuar se në sistem nuk është pranuar në Prokurori rasti në fjalë”, deklaroi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Pas përgjigjes së Prokurorisë, televizioni i ka dërguar pyetje Policisë për një sqarim shtesë të situatës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në publikimin e kronikës.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Detaje nga ShKShMK për rastin në Lybeniq: Nxjerrja e trupit në Lybeniq, operacion i ndërlikuar

Detaje nga ShKShMK për rastin në Lybeniq: Nxjerrja e trupit në Lybeniq, operacion i ndërlikuar

Trendafilova sot në Kosovë, reagon OVL-ja për ardhjen e saj

OVL-UÇK sot mban konferencë për media në Tiranë

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit

Detaje nga ShKShMK për rastin në Lybeniq: Nxjerrja e trupit në Lybeniq, operacion i ndërlikuar

Detaje nga ShKShMK për rastin në Lybeniq: Nxjerrja e trupit në Lybeniq, operacion i ndërlikuar

Trendafilova sot në Kosovë, reagon OVL-ja për ardhjen e saj

OVL-UÇK sot mban konferencë për media në Tiranë

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit

Kthehet në operim njësia B2, KEK: Garanton stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike

Kthehet në operim njësia B2, KEK: Garanton stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike

PDK e LDK i reagojnë Kurtit pas deklaratave në ShBA

PDK e LDK i reagojnë Kurtit pas deklaratave në ShBA

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Nxirret i pajetë trupi i personit që ra në pus në Lubeniq të Pejës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën