Dhjetë zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës vetëm në tremujorin e parë të këtij viti.
Përpos kushteve të rënda të punës, një ndër arsyet që i ka çuar deri te ky vendim janë edhe pakënaqësitë me Ligjin e ri të Pagave.
Nga Sindikata e Policisë thonë se janë duke pritur përgjigje për ankesat e tyre, në të kundërtën do të ketë dorëheqje të tjera.
Kryesindikalisti bën të ditur se aktualisht një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë janë në pritje të dorëheqjes vullnetare.
E këtë gjë po e sheh shqetësuese ish-drejtori i këtij institucioni, Rashit Qalaj.
Deputeti opozitar thotë se institucionet duhet bërë më shumë në përmirësimin e kushteve të zyrtarëve policorë.
Vetëm në vitin e kaluar mbi 100 policë kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga ky institucion.
Kronika e realizuar nga gazetari Lindrit Zejnullahu