TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

1 vit burg për 10 zyrtarë të veteranëve – A do veprojë Qeveria?

Vendimi i Gjykatës për rastin e veteranëve, pati edhe obligimin e Qeverisë për formimin e një komisioni për verifikimin e veteranëve. Por të gjitha këto, thuhet se nuk kanë fuqi juridike, deri atëherë kur aktgjykimi i shkallës së parë, ta marrë formën e vendimit të prerë.

by Florijeta Dernjani
8 muaj ago
0 0
A A

Shkalla e parë e gjyqësorit e tha fjalën e saj për rastin e “veteranëve” të hënën.

Aktgjykimi dënues përfshin burgim një vjeçar për dhjetë të akuzuarit që ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit të UÇK-së dhe obligim për qeverinë që të krijojë një komision për të verifikuar 19 mijë e 500 veteranët.

Veprimet e Qeverisë në lidhje me këtë çështje, do të shihen atëherë kur ky aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm.

“Mekanizmi qeveritar është një proces administrativ dhe duhet të bëhet verifikimi, dhe të dilet me listën siç e ka obliguar Gjykata. Po flas nëse vendimi i shkallës së parë, merr formën e prerë. Atëherë Qeveria ka afat 1 vjeçar, që ta përfundoj këtë proces. Pas kësaj, natyrisht, gjitha palët e paknaqura pastaj në procedura administrative mund të kërkojnë të drejtën e tyre”, ka thënë avokati Ardian Bajraktari.

E nëse ky aktgjykim kalon filtrin e shkallëve tjera të gjyqësorit, pritjet janë që Qeveria ta përmbushë obligimin e saj.

“Në kuptim të përgjegjësive të Qeverisë, ka qenë edhe premtim i ish kryeminsitrit Kurti, në kohën kur ka filluar mandatin, që do ta bëjë verifikimin e do të përcaktojë kriteret, apo edhe andamentimin e ligjit, për të eliminuar të gjithë ata veteranë të cilët janë të rrejshëm, janë falco”, ka thënë avokati Xhevdet Smakiqi.

Agim Çeku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari u shpallën fajtor dhe u dënuan me nga 1 vjet burgim efektiv. Kurse, nga akuzat u liruan Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Irani ndalon trafikun e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

Irani ndalon trafikun e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda ditës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda ditës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën