TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

1 mijë euro gjobë ndaj avokates lidhur me akuzën për keqpërdorim të besimit

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj përmes aktgjykimit të përpiluar më 16 korrik 2024 e ka dënuar me 1 mijë euro gjobë avokaten Emine Bajrami-Statovci lidhur me akuzën për keqpërdorim të besimit.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, ndaj Bajrami-Statovcit fillimisht është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarës është zëvendësuar me dënim në gjobë në shumën prej 1 mijë euro.

Këtë dënim, Bajrami-Statovci obligohet ta paguajë në afat prej 30 ditësh pasi aktgjykimi ta marrë formën e prerë.

Në aktgjykim thuhet se në rast se e njëjta nuk e paguan dënimin me gjobë, i njëjti do t’i zëvendësohet me dënim me burgim, ku për çdo 20 euro të gjobës së papaguar do t’i llogaritet nga një ditë burgim.

I dëmtuari Sh.M., me përfaqësues me autorizim avokatin Vllaznim Aliu, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në konstest civil.

“Bazuar në parashtresën e datës 13.06.2024, e akuzuara pas shqyrtimit fillestar ka transferuar shumën e të hollave prej 15,998.05 euro në llogarinë bankare të të dëmtuarit në emër tëkompensimin e dëmit jo material”, thuhet në aktgjykim.

Në aktgjykim thuhet se e akuzuara e kishte pranuar fajësinë në shqyrtim fillestar, duke kërkuar falje dhe shtuar se nuk kishte qëllim ta dëmtojë askënd. Aty thuhet se avokatja e kishte pranuar se në llogarinë e saj kishte dalë shuma e të hollave në emër të kompensimit të dëmit për të dëmtuarin dhe se nuk kishte mundur t’i transferojë në llogarinë e Sh.M.

Gjithnjë sipas aktgjykimit, e akuzuara ishte zotuar se pas shqyrtimit do të bëjë transferin e të hollave tek i dëmtuari dhe se këtë gjë e kishte provuar se e ka bërë.

Andaj, Gjykata vërtetoi përtej çdo dyshimi të bazuar se në veprimet e të akuzuarës ekzistojnë të gjitha tiparet objektive dhe subjektive të veprës që i vihej në barrë.

Kurse me rastin e caktimit të lartësisë së dënimit, Gjykata gjeti si rrethanë lehtësuese pranimin e fajësisë nga e akuzuara, keqardhjen që ka treguar, faktin që është deri tani e padënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe se ia ka transferuar të hollat të dëmtuarit në llogari bankare.

“Bazuar në të gjitha këto gjykata ka shqiptuar denim nën kufirin e paraparë me ligj bazuar në nenin 71 par.1 nënpar 1.3 të KPRK-ës si dhe bazuar në nenin 72 par.1 nënpar 1.6 të KPRK-ës, pasi që e akuzuara e ka pranuar fajësinë, ka realizuar në llogarinë e të dëmtuarit shumën në emër të kompensimit të dëmit…”, thuhet në aktgjykim.

Kurse, rrethanë rënduese u vlerësua shkalla e përgjegjësisë penale të të akuzuarës dhe pasoja e shkaktuar në dëm të pasurisë së të dëmtuarit, pasi nuk ia kishte dorëzuar të hollat nga viti 2020 kur ishte realizuar transaksioni.

Mbrojtësi i Bajrami-Statovcit, avokati Adnan Pacolli tha se e kanë pranuar vendimin e Themelores dhe se ndaj tij nuk kanë ushtruar ankesë ngase janë të kënaqur me vendimin.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj më 1 tetor 2020, e në vazhdimësi deri më 22 gusht 2023, e pandehura me dashje dhe qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligishme, ka keqpërdorur autorizimet e saj, në dëm të interesave pasurore të të dëmtuarit Sh.M.

Aktakuza thotë se përderisa ka qenë e autorizuar nga i njëjti që të kujdeset për interesat pasurore të tij, ta përfaqësojë në gjykatat kompetente dhe organet tjera të administratës, nga kompania e sigurimeve “Grawe Elsig” me seli në Prishtinë më 1 tetor 2020, është transferuar shuma e të hollave prej 15 mijë e 998 euro e 5 centë në llogarinë bankare të të pandehurës për kompensimin e dëmit jomaterial lidhur me aksidentin e trafikut të datës 5 gusht 2012, në të cilin i dëmtuari kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aktakuzë thuhet se me këtë rast, e njëjta nuk e kishte njoftuar të dëmtuarin dhe nuk e kishte kërkuar llogarinë bankare të tij, për transferimin e të hollave nga kompania e sigurimit për kompensimin e të dëmtuarit, si dhe nuk ka bartur-transferuar shumën e lartcekur në llogarinë e të dëmtuarit,

Me këtë, Bajrami-Statovci akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 330, par.2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës nr. 06/L-074.

Ndryshe, avokatja Emine Statovci-Bajrami ishte arrestuar më 4 shtator 2023, nën dyshimin për keqpërdorim të besimit, e më pas u lirua në procedurë të rregullt

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ilir Ferati: Gratë dhe vajzat e Istogut janë forca që e frymëzon rrugëtimin tonë

Ilir Ferati: Gratë dhe vajzat e Istogut janë forca që e frymëzon rrugëtimin tonë

Uran Ismaili takon motoristët e Prishtinës: Kryeqyteti duhet të ketë hapësira të dedikuara për ta

Uran Ismaili takon motoristët e Prishtinës: Kryeqyteti duhet të ketë hapësira të dedikuara për ta

Osmani: Gratë e Fushë-Kosovës meritojnë më shumë hapësirë dhe mbështetje reale

Osmani: Gratë e Fushë-Kosovës meritojnë më shumë hapësirë dhe mbështetje reale

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen të hënën në Durrës

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen të hënën në Durrës

Dortmund lëshon pikë të rëndësishme

Dortmund lëshon pikë të rëndësishme

Leverkuseni fiton pikët e plota ndaj Union Berlinit

Leverkuseni fiton pikët e plota ndaj Union Berlinit

Lazio shmang humbjen nga Torino në momentet e fundit

Lazio shmang humbjen nga Torino në momentet e fundit

Rice dhe Saka shënojnë për fitoren e Arsenalit

Rice dhe Saka shënojnë për fitoren e Arsenalit

Gjoni shënon golin e shtatë për Sheriff Tiraspolin

Gjoni shënon golin e shtatë për Sheriff Tiraspolin

Muja shënon golin e parë për Sint-Truidensen

Muja shënon golin e parë për Sint-Truidensen

Unitedi mposht Sunderlandin e Xhakës

Unitedi mposht Sunderlandin e Xhakës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën