TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sveçla: E papranueshme që Prokuroria Speciale të merret me postimet e aktivistëve të VV-së

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sveçla: E papranueshme që Prokuroria Speciale të merret me postimet e aktivistëve të VV-së

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, e konsideron të papranueshme faktin që Prokuroria Speciale në Kosovë, sot ka ngritur aktakuzë ndaj dy aktivistëve të kësaj partie.

Pasi sipas Sveçlës, Prokuroria Speciale, ka kompetencat të merret me krimet më të mëdha në vend, e në ndërkohë kanë ngritur aktakuzë për disa postime në Facebook.

“Në aspektin ligjor, vepra për të cilën akuzohen dy aktivistët, është e paraparë me kodin penal të Kosovës. Për mua është e papranueshme që Prokuroria Speciale e Kosovës të merret me dy aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, të cilët përmes Facebook-ut kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj një vendimi të Prokurorisë dhe Gjykatës. Vetë emërtimi, Prokuroria Speciale e Kosovës dhe kompetencat që i gëzon kjo prokurori, na bën të besojmë që kemi të bëjmë me trajtimin e krimeve më të mëdha që mund të ndodhin në vendin tonë, ndërkohë që në rastin konkret, dy aktivistët tanë, janë pjesë e një aktakuze për shkak se në rrjetet sociale kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj një vendimi të një prokurorie”, deklaroi Sveçla në emisionin “Infonata”.

Madje, Sveçla vlerësoi që Prokuroria Themelore dhe ajo Speciale, kanë parime të ndryshme në rastin e trajtimit të çështjeve.

“Si asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje, vazhdimisht kemi denoncuar dhe kemi ngritur zërin, kemi bërë edhe kallëzime penale për shumë paligjshmëri dhe parregullsi, të cilat në vlerësimin tonë, kanë ndodhur në Komunën e Prishtinës. Ne akoma nuk e kemi parë as Prokurorinë Themelore, se lëre më Prokurorinë Speciale,  të ndërmarrë ndonjë veprim. Unë flas për parime të ndryshme në rastin e trajtimit të çështjeve”, shtoi tutje Sveçla në Tëvë1.

Prokuroria Speciale e Kosovës, sot ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka dhe Egzon Azemi, për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Aktakuza ka të bëjë me komentet e tyre ndaj gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu, lidhur me ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarit për terrorizëm, Dejan Pantiq./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi i Kosovës: Zahir Pajaziti ishte ndër ideatorët dhe organizatorët e parë të UÇK-së

Kuvendi i Kosovës: Zahir Pajaziti ishte ndër ideatorët dhe organizatorët e parë të UÇK-së

Njësitë e KFOR-it dhe K9 zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kosovë

Njësitë e KFOR-it dhe K9 zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kosovë

Kuvendi i LDK-së mbyll dyert: 355 delegatë do të vendosin për të ardhmen e Abdixhikut si lider

Kuvendi i LDK-së mbyll dyert: 355 delegatë do të vendosin për të ardhmen e Abdixhikut si lider

Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

Abdixhiku: Kush s’e respekton vullnetin e shumicës, ndoshta s’duhet të jetë pjesë e LDK-së

Abdixhiku: Kush s’e respekton vullnetin e shumicës, ndoshta s’duhet të jetë pjesë e LDK-së

29-vjetori i rënies së heronjve, Krasniqi: Ata ranë që Kosova të mos ndalet në rrugën e lirisë

29-vjetori i rënies së heronjve, Krasniqi: Ata ranë që Kosova të mos ndalet në rrugën e lirisë

Abdixhiku nis fjalimin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin të na shembej, rezultati i LDK-së është përgjegjësi e imja

Abdixhiku nis fjalimin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin të na shembej, rezultati i LDK-së është përgjegjësi e imja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën